By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Cameron konfirmon vazhdimin e mbështetjes britanike për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Cameron konfirmon vazhdimin e mbështetjes britanike për Kosovën
Lajme

Cameron konfirmon vazhdimin e mbështetjes britanike për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/01/04 at 12:17 AM
Kosova Times Published January 3, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në një darkë pune Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila dhe ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje të veçantë në Prishtinë, Sekretarit Cameron. Ai u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Republikës së Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi Sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024.

Në takim u theksua vlera edhe rëndësia e marrëdhënieve të forta bilaterale ndërmjet dy shteteve, teksa u diskutua për fushat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit dypalësh në shërbim të interesave të përbashkëta dhe të fuqizimit të raporteve të ndërsjella.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Cameron me progresin dhe arritjet e Kosovës, veçanërisht në tri vitet e fundit, sa në aspektin ekonomik ashtu edhe demokratik e të sundimit të ligjit. Foli për sukseset dhe sfidat e vitit 2023 dhe përkushtimin e tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik krahas luftimit të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve përmes punësimit dhe politikave të duhura sociale, dhe garantim të sigurisë dhe paqes në vend përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë.

Ai e falënderoi Sekretarin Cameron për kontributin e tij edhe sa ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës në çlirimin, pavarësimin, demokratizimin, zhvillimin e brendshëm dhe integrimin ndërkombëtar, dhe tash së fundmi në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë me zbarkimin e 200 ushtarëve britanikë në tetor të vitit të kaluar në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Sekretari Cameron shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në këtë vizitë, që përveçse është e para e tij në Kosovë, është edhe e para për të jashtë vendit për vitin 2024. Ai u shpreh krenar për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe për vendimin dhe qëndrimin për ta njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj. “Unë jam këtu për të përforcuar faktin që ne ju mbështesim juve. Duam që të ju ndihmojmë në rrafshin e sigurisë, atë të zhvillimit ekonomik, të qeverisjes dhe në të gjitha çështjet me të cilat përballeni. Kemi qenë mbështetës afatgjatë të Kosovës dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë”, tha ai në fillim të takimit.

Kjo është vizita e parë e një Sekretari të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë që prej vitit 2016. Në Prishtinë, Sekretari Cameron po shoqërohej nga i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

You Might Also Like

KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut

Shahini propozon `Mjeshtrin e Lagjes` për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden

Murati: Shpresojmë dhe besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë

Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe sigurinë në Ballkan

Kosova Times January 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Babai pranon se i ka dhenë fëmijës benzinë ​​për ta vrarë

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Berisha: Nuk jam as pronar as aksionar i asnjë ndërmarrjeje jo vetëm në Kosovë, por as në rajon
ShBA pret nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen pa vonesë
Papa ka pneumoni dypalëshe, është në spital. Vatikani ka publikuar informacione të reja
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankesën për çështjen e dinarit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?