By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paralajmërimet për draft-statut të ri për Asociacionin, “të pakuptimta”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Paralajmërimet për draft-statut të ri për Asociacionin, “të pakuptimta”
Ballina 1Lajme

Paralajmërimet për draft-statut të ri për Asociacionin, “të pakuptimta”

Kosova Times
Last updated: 2024/01/05 at 7:39 PM
Kosova Times Published January 5, 2024
Share
SHARE

Pas një dekade, në vend që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, po paralajmërohet hartimi i statuteve të reja për formimin e tij. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë veçse ka thënë se është i gatshëm ta shkruajë.

Për analistin politik nga Prishtina, Arton Demhasaj, është “e pakuptimtë” të flitet për hartimin e një statuti të ri për formimin e Asociacionit, kur Bashkimi Evropian (BE) në bashkëpunim me të dërguarit ndërkombëtarë tashmë ua kanë paraqitur një dokument të tillë Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, politologu serb, Ognjen Gogiq, vlerëson se Prishtina zyrtare po përpiqet t’ia “humbë kuptimin” e procesit të formimit të Asociacionit dhe se ky është një “bumerang” që i kthehet BE-së. Në këtë kontekst, ai sqaron se Marrëveshja e Brukselit parasheh që statuti të shkruhet nga ekipi menaxhues serb dhe se për atë dokument është dashur të bëhen komente dhe jo të shkruhet një i ri.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhet të sigurojë një nivel të caktuar të vetë-menaxhimit për serbët e Kosovës. Për të është rënë dakord në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve më shumë se dhjetë vjet më parë, por Kosova ka refuzuar me shpjegimin se kjo mund të ndikojë negativisht në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, ShBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.

Por, pas deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti tha se atëherë edhe Kosova duhet të jetë autore e atij dokumenti.

Ai sugjeroi që ta shkruajë në bashkëpunim me ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe atë të Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi.

Më pas, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina duhet të shkruajë një statut në bashkëpunim me ShBA-në.

Çfarë thonë në BE?

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit dhe se tani pret që ajo të ndërmarrë hapa konkretë.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, thotë për REL-in zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është “një mënyrë moderne
evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave”.

“Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft”, tha Stano.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a do të fillojë me shkrimin e një drafti të ri të statutit, apo do të mbetet në qëndrimin se drafti i hartuar nga BE-ja është i pranueshëm. Por deri në publikimin e këtij teksti përgjigjja nuk erdhi. Nuk janë përgjigjur as nga Presidenca e Kosovës.

Drejtori i organizatës joqeveritare Çohu, Arton Demhasaj, në një prononcim për REL-in, konsideron me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur ta shkruante draftin e statutit para se ta bënte atë bashkësia ndërkombëtare.

“Tani që e kemi draftin e BE-së, është e pakuptimtë të bëjmë një draft tjetër të Qeverisë së Kosovës, aq më pak tani që kryeministri e ka pranuar në parim dhe kur thuhet se drafti është në përputhje me Kushtetutën e vendit”, vlerëson Demhasaj.

Politologu Ognjen Gogiq thotë se tani i takon Kosovës që ta përcjellë statutin e hartuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim, por vëren se formimi i Asociacionit nuk mund të fillojë derisa të mbahen zgjedhjet lokale në komunat e banuara me shumicë serbe në veri.

“Tani që nuk dihet se kush duhet ta shkruajë statutin, Kosova mund ta shfrytëzojë hapësirën për ta komplikuar të gjithë diskutimin”, thotë Gogiq.

Në një video-mesazh në fund të dhjetorit 2023, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja pret të shohë përparim në normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2024.

Në këtë kontekst, ai tha se, edhe Kosova, edhe Serbia, duhet t’i përmbushin obligimet e tyre nga dialogu, duke përfshirë edhe përparimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndryshe, ShBA-ja e mbështeti draft-statutin që më parë iu paraqit Kosovës dhe Serbisë.

Mes tjerash, ai parasheh qartë mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efikas dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale”.

Gjithashtu, ka kompetenca të plota mbi nivelin lokal, përkatësisht në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Përveç draftit nga BE-ja, deri më tani janë hartuar edhe katër draft statute të tjera për formimin e Asociacionit: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, drafti i vizionit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, drafti-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti i Asociacionit i përgatitur nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times January 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

30 ditë paraburgim për të miturin në Pejë, dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës

Kosova Times Kosova Times October 8, 2023
Ushtria ukrainase thotë se po vazhdon rezistencën në Bahmut
Ligji për Arsimin e Lartë vendos standardet për emërime akademike
Moti sot me diell, temperaturat deri në 16 gradë Celsius
Liberalizimi i vizave në një fazë vendimtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?