By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritet numri i viktimave nga tërmetet në Japoni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rritet numri i viktimave nga tërmetet në Japoni
Rajon / Botë

Rritet numri i viktimave nga tërmetet në Japoni

Kosova Times
Last updated: 2024/01/06 at 2:54 PM
Kosova Times Published January 6, 2024
Share
SHARE

Ekipet e shpëtimit dhe banorët më 6 janar kanë përqendruar përpjekjet e tyre në gjetjen e viktimave nën rrënojat e ndërtesave më shumë sesa në gjetjen e të mbijetuarve, pesë ditë pasi tërmete të fuqishme goditën Japoninë. Numri i viktimave nga tërmetet ka arritur në të paktën 126 persona.

Përderisa numri i viktimave është rritur nga tërmeti prej 7.5 shkallësh të Rihterit – që u pasua nga qindra dridhje të tjera të tokës – në rajonin e Ishikavas, 210 persona ende konsiderohen të zhdukur, thanë autoritetet.

Përpjekjet e mijëra punëtorëve të shpëtimit janë penguar nga moti i lig – përderisa për të dielën është paralajmëruar se do të ketë reshje bore – rrugët e shkatërruara, por edhe nga 1.000 rrëshqitje të regjistruara të dheut.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, shprehu ngushëllime për viktimat, pasi autoritetet lokale konfirmuan se 126 kanë vdekur.

Ndërkaq, gjatë një mbledhjeje urgjente të Qeverisë, ai u kërkoi ministrave të tij që “në mënyrë urgjente” të riparojnë dëmet në rrugë, në mënyrë që të ndihmohen qindra njerëz që kanë mbetur të bllokuar në zonat e goditura nga tërmetet.

Rreth 23.200 shtëpi kanë mbetur pa rrymë në Ishikava, ndërkaq mbi 66.400 pa ujë.

Ndërprerjet e furnizimeve me energji elektrike dhe ujë kanë prekur edhe spitalet, shtëpitë e të moshuarve dhe ndërtesat ku marrin përkujdesje personat me nevoja të veçanta.

Japonia përballet me qindra tërmete çdo vit, shumica nga të cilat nuk shkaktojnë dëme për shkak të rregullave të ashpra të ndërtimit që janë në fuqi për më shumë se katër dekada. Por, shumica e ndërtesave janë të vjetra.

Arsyeja që shteti përballet me tërmete të shumta është se gjendet përgjatë asaj që njihet si “Unaza e Zjarrit”, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

Një tërmet i fuqishëm, i pasuar nga një cunami në marsin e vitit 2011, shkaktoi shtrirje e tre reaktorëve dhe lirimin e një sasie të madhe të rrezatimit në një central bërthamor në verilindje të Japonisë. Si pasojë e tërmetit dhe cunamit që pasoi, rreth 18.500 persona vdiqën ose u zhdukën më 2011 në Japoni.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Kosova Times January 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Beteja për Shtëpinë e Bardhë dhe qasja ndaj veteranëve

Kosova Times Kosova Times May 26, 2024
Kushtetuesja shpall të pavlefshëm Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë
Thesari i SHBA akuzoi hakerat e lidhur me Kinën për hakerimin e sistemeve të saj
Dogana e Kosovës: Viti 2024, vit i rekordeve në të gjithë gamën e misionit
Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?