Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj personin i cili një ditë më parë ka bërë një aksident me fatalitet në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima.
Ndërkohë, që sipas policisë, shoferi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje thuhet se me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit m/sh/k, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.