By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj, qytetarëve: Paditeni KESCO-n, ZRrE-në dhe KEDS-in – kërkoni kompensim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj, qytetarëve: Paditeni KESCO-n, ZRrE-në dhe KEDS-in – kërkoni kompensim
Ballina 1Lajme

KMDLNj, qytetarëve: Paditeni KESCO-n, ZRrE-në dhe KEDS-in – kërkoni kompensim

Kosova Times
Last updated: 2024/01/09 at 7:32 PM
Kosova Times Published January 9, 2024
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po kërkon nga qytetarët që të padisin kompanitë që merren me furnizim (KESCO) dhe distribuim (KEDS) të rrymës, sikurse edhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Kjo për shkak të faturave të muajit të kaluar, të cilat KMDLNj thotë se ishin “të kripura” dhe paraqisnin rrymë të pashpenzuar dhe shkonin deri në 400% më shtrenjtë në raport me muajin paraprak.

Këshilli thotë se para sporteleve të KEDS-it “janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve që po ankohen për këto fatura jonormale dhe pritjet janë disa orëshe”.

Duke marrë parasysh reagimet e dy kompanive, KEDS dhe KESCO, KMDLNj thotë se ato ishin “reagime të hajdutëve të zënë në vepër ndërsa reagimi i Qeverisë së Kosovës është oportunist dhe i pamoralshëm”.

Ky Këshill thotë se ZRrE-ja do të duhej ta kryente mandatin e rregullatorit “e jo të vihet në anën e operatorit keqbërës që keqpërdor buxhetin e qytetarëve të Kosovës në baza etnike dhe politike, që nga përfundimi i luftës e deri më sot”.

Për këtë, thotë KMDLNj, kemi një vendim të Gjykatës kompetente që ka urdhëruar zhdëmtimin e konsumatorëve për mjetet që janë siguruar përmes fryrjeve të faturave me qëllim të shlyerjes së borxheve për serbët dhe të tjerët në veri të Kosovës.

KMDLNj u rekomandon qytetarëve të Kosovës të këmbëngulin në realizimit e të drejtave të tyre që t’u kthehen mjetet për aq kohë sa janë dëmtuar duke kërkuar edhe përgjegjësi ligjore për ata që e kanë planifikuar, e kanë lejuar dhe e kanë zbatuar këtë keqpërdorim.

“Adresa e përgjegjësisë është ZRrE. Qytetarët duhet të kërkojnë rishikimin e faturave të fundit duke mos u mjaftuar vetëm me kundërshtim verbal. Qytetarët duhet të organizohen në mbrojtje të të drejtave të tyre duke protestuar deri në realizim të këtyre të drejtave dhe të kërkojnë përgjegjësi për shpërdoruesit. Për shkak të përsëritjes të keqpërdorimeve, qytetarët duhet të kërkojnë shkëputjen e kontratës me KEDS-in ashtu si ka ndodhur në vende të tjera ku qeveritë kanë mbrojtur interesin e qytetarëve, përkatësisht të konsumatorëve. Ky mbifaturim i muajit të fundit nuk duhet të tolerohet dhe të kalojë pa një përgjigje të vendosur të qytetarëve aq më parë që Kosova është i vetmi vend në rajon por edhe më gjerë ku faturimi i rrymës nuk bëhet në bazë të asaj se sa keni shpenzuar por se cilit komunitet etnik i takoni ku shqiptarët, si shumicë absolute, diskriminohen në mënyrë dhe përmasa absolute. E për çfarë të drejta kushtetuese dhe barazi para ligjit mund të flasim?!”, ka shkruar KMDLNj në reagimin dërguar mediave. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Kosova Times January 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sindikatat kërkojnë rritje pagash sikurse për funksionarët

Kosova Times Kosova Times May 4, 2023
Specialja nuk e lejon Thaçin për varrimin e babait, reagon OVL e UÇK-së
Rusia është “zgjuar”, trupat po grumbullohen në front, sulmet po fillojnë në të gjitha drejtimet…
Pingpong/Fillon sezoni vjeshtor i supërligës së Kosovës për meshkuj dhe femra
Rojaviq paralajmëron radikalizim nëse s’ka `normalizim të situatës`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?