By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken i bën thirrje Izraelit të punojë me palestinezët për rrugën drejt një shteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken i bën thirrje Izraelit të punojë me palestinezët për rrugën drejt një shteti
Rajon / Botë

Blinken i bën thirrje Izraelit të punojë me palestinezët për rrugën drejt një shteti

Kosova Times
Last updated: 2024/01/09 at 11:13 PM
Kosova Times Published January 9, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të ndërmarrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur civilët, për të lejuar dërgimin e më shumë ndihme në Gazë dhe të punojë me udhëheqësit e moderuar palestinezë. Ai gjatë vizitës në Izrael më 9 janar tha se shtetet rajonale do të investojnë në rindërtimin e Gazës vetëm nëse do të ketë “një rrugë që do të çojë drejt një shteti palestinez”.

Ai tha se ishte “i qartë” se palestinezët duhet t’iu mundësohet të kthehen në shtëpitë e tyre “sapo të krijohen kushtet”, duke shtuar se SHBA-ja refuzon çdo propozim që parasheh vendosjen e tyre jashtë territorit të Gazës, një gjë të cilën anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit qeverisës në Izrael kanë kërkuar.

Përderisa Blinken vizitoi Izraelin, ushtria e këtij shteti vazhdoi me ofensivën e saj në Gazë, përfshirë edhe kryerjen e bombardimeve të ashpra në territorin me 2.3 milionë banorë.

Lufta u nxit pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Blinken tha se ka marrë premtim nga katër shtetet arabe dhe Turqia që do të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës pas luftës. Por, këto shtete dëshirojnë që luftimet të ndalen në Gazë dhe të ndërmerren hapa konkretë për krijimin eventual të një shteti palestinez, diçka që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do të lejojë që të ndodhë.

“Izraeli duhet të ndalet së ndërmarri hapa që minojnë aftësinë e palestinezëve që të qeverisin me veten në mënyrë efektive”, tha Blinken gjatë një konference për media të martën, pasi u takua me liderët izraelitë.

“Izraeli duhet të jetë një partner i udhëheqësve palestinezë, të cilët kanë vullnet të udhëheqin popullin e tyre dhe të jetojnë krah për krah në paqe me Izraelin”, shtoi ai.

Sipas kryediplomatit amerikan, dhuna e kolonëve, zgjerimi i vendbanimeve, shembjet e shtëpive dhe dëbimet e palestinezëve nga shtëpitë e tyre “e bëjnë më të vështirë, jo më lehtë, për Izraelin që të arrijë paqe të qëndrueshme dhe siguri”.

Pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore, ajrore dhe detare në Gazë duke vrarë mbi 23.000 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

Kosova Times January 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Regjisori i njohur shokon me deklaratë për televizionin shtetëror rus:”Duhet të pranojmë se mund të humbasim…”

Kosova Times Kosova Times March 3, 2023
Isufi: Jemi një ndër komunat e vetme që subvencionojmë farën e misrit dhe grurit në nivel vendi
Vullnetaret ukrainase qepin uniforma për ushtaret shtatzëna
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Vuçiq si dy vjet me pare:”Për tre deri në katër muaj, situata më e keqe që nga viti 1945 do të jetë këtu”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?