By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Varadkar: BE t’ia heqë masat Kosovës, Ascociacioni të mos jetë mikro-shtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Varadkar: BE t’ia heqë masat Kosovës, Ascociacioni të mos jetë mikro-shtet
Ballina 1Lajme

Varadkar: BE t’ia heqë masat Kosovës, Ascociacioni të mos jetë mikro-shtet

Kosova Times
Last updated: 2024/01/11 at 12:43 PM
Kosova Times Published January 11, 2024
Share
SHARE

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar në konferencën përbashkët me kryeministrin Albin Kurti e ka bërë të qartë se shteti i tij është për heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Qëndrimin i qeverisë irlandeze është se masat kufizuese që i janë vënë Kosovës nga Bashkimi Evropian duhet të hiqen dhe këtë pozicion ia kam bëra me dije edhe kryeministrit Kurti”, ka thënë Varadkar. Ai më tej ka folur edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore, si dhe për themelimin e Asociacionit, teksa e ka bërë të qartë se është kundër një Asociacioni që do të krijonte mikro-shtet brenda Kosovës. “Është rëndësi që komunat t’i zgjedhin kryetarët në mënyrë demokratike dhe ata t’i përfaqësojnë njerëzit që jetojnë në ato zona. Ne duam të shohim themelimin e Asociacionit por kjo duhet të bëhet në koordinim me ato zona. Megjithatë, nuk dua të shoh krijimin e një mikro-shteti brenda Kosovës, sepse kjo nuk do të ishte diçka e dobishme për të ardhmen”, ka thënë kryeministri irlandez.

Varadkar: E ardhmja e Kosovës është në BE, ne ju mbështesim

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka thënë se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian, teksa ka thënë se vendi i tij do të ndihmojë integrimin e Kosovës. Ai pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se vendi i tij me shumë ëndje do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kënaqësi që jam në Prishtinë në vizitën time të parë. Kishim një takim shumë konstruktiv me kryeministrin Kurti dhe ishte një mundësi shumë e mirë për t’i kuptuar zhvillimet rajonale e ndërkombëtare. Irlanda është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam krenar për kontributin që anëtarët e ushtrisë tonë e japin këtu si pjesë e KFOR-it dhe irlandezët civil si pjesë e EULEX-it. E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin Evropës, andaj më shumë ëndje do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim sivjet në KE, por edhe të fillojmë procesin e negociatave me BE-në për anëtarësim atje”, ka theksuar Varadkar.

Ai tutje ka thënë se Kosova po tregon zotimin për vlerat evropiane, derisa ka vlerësuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është jetik për të dyja vendet. “Ju keni harmonizuar politikat e sigurisë me ato të BE-së dhe e gjithë kjo është shumë me rëndësi, pasi ndikon në vlerësimin tonë në të ardhmen. Trajtimi i të drejtave të minoriteteve gjithmonë është një matje shumë e mirë për zotimin e një shteti për demokraci. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është jetik për të arritur harmoni dhe për të pasur një zhvillim edhe në Kosovë edhe në Serbi. Ky vit duhet të jetë vit i stabilizimit dhe nuk dua të shoh kthim të skenave të dhunshme si ato në maj e shtator”, ka nënvizuar Vardkar.

Ai ka shprehur shpresën se 2024 do të jetë viti kur Kosova do të bashkëngjitet në KE. “Ne mund të ndihmojmë në anëtarësimin e Kosovës në BE, sepse shpesh shtetet e tjera e shohin Irlandën si një model që duhet ndjekur. Mendoj se mund të punojmë në këtë aspekt së bashku. Qeveria irlandeze dhe sistemi irlandez është i gatshëm të ndihmojë Kosovën”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, kryeministri Kurti theksoi se mes pasigurive globale, kërcënimeve për kontinentin evropian, Irlanda qëndron si një testament i forcës së unitetit të aleancës dhe angazhimit të qëndrueshëm për përparim.

“Zhvillimi ekonomik dhe progresi social në dekadat e fundit e kanë bërë Irlandë burim frymëzimi për shumë shtete. Irlanda është veçanërisht frymëzuese për ne sepse kemi ngjashmëri që i ndajmë. Sa i përket aleancave ndërkombëtare të dyja shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushtë me SHBA-të, ndërkohë që të dyja vendet tona janë të fokusuara nga rritja thelbësore dhe progresi social”, ka thënë Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij irlandez.

Ai tha se presin që të thellojnë miqësinë ndërmjet dy vendeve. ”Irlanda është mbështetëse si për anëtarësimin tonë në Këshillin Evropës, ashtu edhe për anëtarësim në Bashkim Evropian. Shteti dhe populli ynë janë falënderues dhe mirënjohës ndaj Irlandës për gjithçka. Takimi i sotëm ishte një rast i mirë për të diskutuar marrëdhëniet tona dhe për t’i thelluar ato, si në rrafshin ekonomik e tregtar, ashtu edhe në atë kulturor, politikë e diplomatik”, ka shtuar Kurti.

You Might Also Like

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

Kosova Times January 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca vizitoi Lezhën dhe bëri nderime te Memoriali i Skënderbeut

Kosova Times Kosova Times September 21, 2022
Ushtria ukrainase njoftoi çlirimin e Kleshcheevka
Ish-bashkëshortja e Eros Ramazzoti tërheq vëmendjen me figurën e saj perfekte
Komisionari për gjuhët: Ligji nuk po zbatohet në tërësi në asnjë komunë
Sinani: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi rrezikon paqen në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?