By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 gusht 2025
August 16, 2025
Një shpresë e brishtë për paqe pasi Trump dhe Putin zhvilluan bisedime ‘jashtëzakonisht produktive’
August 16, 2025
Konferenca për shtyp Trump-Putin përfundon pa detaje mbi marrëveshjen (LIVE)
August 16, 2025
Kremlini konfirmoi se Putini do t’i bashkohet Trumpit në konferencën për shtyp
August 16, 2025
Bisedimet kanë përfunduar.
August 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bjellorusia e fut Current Time në listën e organizatave ekstremiste
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bjellorusia e fut Current Time në listën e organizatave ekstremiste
Ballina 2Rajon / Botë

Bjellorusia e fut Current Time në listën e organizatave ekstremiste

Kosova Times
Last updated: 2024/01/11 at 10:26 PM
Kosova Times Published January 11, 2024
Share
SHARE

Në vazhdën e shtypjes ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile, autoritetet bjelloruse e kanë futur Current Time në regjistrin e organizatave ekstremiste.

Current Time është rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

Ministria bjelloruse e Informacionit tha më 11 janar se vendimi u mor javën e kaluar nga një gjykatë në qytetin verilindor të Vistsebskut. Vendimi vlen për ueb-faqen e Current Time, projektet e lidhura me këtë rrjet dhe llogaritë në mediat sociale, sikurse kanali i tij në platformën Telegram.

Current Time transmeton informacione çdo ditë në Rusi, Ukrainë, Azi Qendrore dhe në Evropën Lindore.

Në dhjetorin e vitit 2021, Ministria bjelloruse e Informacionit e njohu si organizatë ekstremiste edhe Shërbimin Bjellorus të REL-it, që në gjuhën lokale njihet si Radio Svaboda.

Sipas ligjeve bjelloruse, personat që abonohen në ueb-faqet e organizatave që zyrtarisht cilësohen si ekstremiste, mund të ndiqen penalisht dhe përballen deri me 6 vjet burgim.

Autoritetet në Bjellorusi kanë shpallur qindra kanale në Telegram dhe në platforma të tjera sociale si “ekstremiste”, që kur vendi u mbërthye nga protestat pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020, të cilat i dhanë mandatin e gjashtë me radhë liderit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Në përgjigje të protestave, Qeveria ka shtypur ashpër lëvizjet pro-demokracisë, ka arrestuar mijëra persona dhe ka detyruar figurat kryesore opozitare që të largohen nga shteti. Po ashtu ka pasur raporte të besueshme se autoritetet kanë keqtrajtuar protestuesit dhe disa persona kanë vdekur.

Dhjetëra ueb-faqe të agjencive të lajmeve janë mbyllur në Bjellorusi.

Lukashenka, i cili udhëheq me shtetin që nga viti 1994, ka mohuar se në zgjedhjet presidenciale ka pasur mashtrime dhe ka refuzuar që të negociojë me opozitën – e cila ka pretenduar fitoren në zgjedhje – për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Perëndimi refuzon ta njohë Lukashenkan si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Qeverisë dhe zyrtarëve të tjerë duke i akuzuar se kanë ndihmuar dhe kanë përfituar nga shtypja e disidencës.

You Might Also Like

Një shpresë e brishtë për paqe pasi Trump dhe Putin zhvilluan bisedime ‘jashtëzakonisht produktive’

Konferenca për shtyp Trump-Putin përfundon pa detaje mbi marrëveshjen (LIVE)

Kremlini konfirmoi se Putini do t’i bashkohet Trumpit në konferencën për shtyp

Bisedimet kanë përfunduar.

Trump ka një armë të fuqishme sanksionesh kundër Putinit – çfarë është ajo?

Kosova Times January 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trepça kualifikohet në finale, e pret Golden Eagle Ylli

Kosova Times Kosova Times March 29, 2024
Qeveria ruse nuk lejoi një kompani turke të blinte biznesin e prodhuesit të fundit të huaj të birrës në Rusi
Arrestohet shoferi që e goditi për vdekje këmbësorin në Pejë
Njohës të sigurisë: Serbia në situatë skizofrenike mes lindjes e perëndimit
DASh: Dënojmë sulmet e koordinuara ndaj policisë së Kosovës, Beogradi dhe Prishtina të përmbahen nga ngritja e tensioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?