By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në inaugurimin e bibliotekës se renovuar në Ulpian, mirëpritet me duartrokitje
June 9, 2025
Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët
June 9, 2025
Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit
June 9, 2025
Gërvalla: LDK kudo që sillet do ta ketë aty afër praninë e PDK-së
June 9, 2025
Nënshkruhet projekti për efiçiencë të energjisë për banesat sociale
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Plani i Gjermanisë për zgjatjen e jetës së centraleve bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Plani i Gjermanisë për zgjatjen e jetës së centraleve bërthamore
Ballina 2Rajon / Botë

Plani i Gjermanisë për zgjatjen e jetës së centraleve bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 11:32 AM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

Ministrat gjermanë për Ekonomi dhe Ambient, kanë hartuar një draft-dokument për të zgjatur jetën e tri centraleve të mbetura bërthamore në këtë shtet, deri më 15 prill të vitit 2023.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka urdhëruar ministrat që të punojnë në kornizën ligjore për të mbajtur centralet operacionale.

Ekonomia më e madhe e Evropës pati planifikuar mbylljen e centraleve deri në fund të këtij viti, mirëpo Scholz tani është duke shtyrë përpara zgjatjen e afatit, pas krizës me energji që ka nxitur lufta e Rusisë në Ukrainë.

Pas ndryshimeve në Aktin Atomik të Energjisë, që parasheh zgjatjen e jetës së centraleve, draft-ligji duhet të kalojë përmes kabinetit, dhe të tria partitë e koalicionit duhet të pajtohen me të.

Ky dokument më pas duhet të miratohet edhe në të dyja dhomat e Parlamentit deri në fund të muajit nëntor.

Partia liberale, FDP, ka bërë thirrje për të mbajtur të tria centralet aktive deri më 2024, derisa Partia e Gjelbër ka insistuar që vetëm dy centrale të mbahen rezervë deri në pranverë të vitit të ardhshëm.

Vendimi i Scholzit konsiderohet kompromis në mes të kërkesave të të dyja partive, ndonëse FDP, për dallim nga Partia e Gjelbër, e konsideron vendimin e Qeverisë si fitore politike.

Me një kapacitet prej 4.2 gigavatësh, këto centrale përbëjnë 6 për qind të energjisë elektrike të Gjermanisë, dhe sipas ligjit, ato duhet të mbyllen në fund të vitit 2022.

Vendimi për mbylljen e tyre është marrë pas katastrofës bërthamore të vitit 2011 në Fukushima.

Secila zgjatje kërkon ndryshim të ligjit.

E.ON ka thënë se ka mjaftueshëm staf për të mbajtur centralin në punë, sepse disa punëtorë janë pajtuar që të shtyjnë skemat e pensionimit të hershëm, ashtu që të ofrojnë ndihmë. Kostoja financiare mund të shkojë në 772 milionë euro.

Analistja e lartë e kompanisë Bernstein, Deepa Venkateswaran, ka thënë se përfitimi shtesë për kompanitë E.ON dhe RWE mund të jetë “margjinal” – rreth 300 milionë euro për secilën – duke marrë parasysh një çmim tavan prej 180 eurosh për megavat në orë.

Sa gjatë mund të punojnë centralet me karburantin e mbetur bërthamor?

Operatorët e centraleve janë duke marrë masa për të siguruar se centralet mund të funksionojnë deri më 15 prill, siç ka kërkuar Scholz, duke shtuar se diçka e tillë kërkon ndryshime ligjore.

EnBW ka thënë se Neckarwestheim 2, në parim, mund të funksionojë deri në mesin e muajit prill.

Isar 2 pritet të funksionojë deri në mars të vitit 2023, bazuar në rezervat që ka, duke përmendur se një konfigurim eventual mund të zgjasë jetën e centralit deri në gusht të vitit 2023.

“Pas kësaj kohe duhet të ketë bateri të reja që duhet të prokurohen”, ka thënë E.ON.

Megjithatë, kjo gjë merr kohë.

Sipas grupit industrial, Teknologjia Bërthamore e Gjermanisë (KernD), zakonisht merr një vit kohë që të sigurohen bateritë e reja bërthamore. Nëse operatorët tashmë kanë porositur disa bateri, koha mund të zvogëlohet në 6-7 muaj, ka thënë KernD.

Politikisht, zgjatja e jetës së një centrali bërthamor përbën vijë të kuqe për Partinë e Gjelbër, e cila ka hedhur poshtë mundësinë e blerjes së baterive të reja për zgjatje të operimit të centraleve.

Mirëpo nëse situata vështirësohet në muajt e dimrit, FDP do të mund të shfrytëzojë rastin për të kërkuar zgjatje tjetër.

You Might Also Like

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Komuna e Gjilanit shpërndan 153 lopë për fermerët

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Mot i paqëndrueshëm deri më 12 qershor
BE-ja e kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin
Nënshkruhen Procedurat Standarde të Veprimit të Zyrës për Rikthim të Aseveteve
Mot `përvëlues`, temperatura deri 37 gradë celsiues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?