By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?
November 3, 2025
Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten
November 3, 2025
Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit
November 3, 2025
Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar
November 3, 2025
Qeni vret një foshnjë nëntëmuajshe në Mbretërinë e Bashkuar
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjilan, ndizet flakadani i ”Flakës së Janari 2024”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjilan, ndizet flakadani i ”Flakës së Janari 2024”
Ballina 1Lajme

Gjilan, ndizet flakadani i ”Flakës së Janari 2024”

Kosova Times
Last updated: 2024/01/12 at 11:17 AM
Kosova Times Published January 12, 2024
Share
SHARE

Në Gjilan ka filluar 33 vjetori i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, që iu kushtohet heronjve të kombit Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Flakadanin e “Flakës 2024” e kanë ndezur kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me familjarë të heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe zyrtarë institucionalë.

Hyseni shprehu kënaqësinë që po fillon manifestimi “Flaka e Janarit 2024”, duke e cilësuar manifestim unik për nga struktura përmbajtjesore në mbarë hapësirën shqiptare e më gjerë.

“Po fillojmë këtë manifestim në 40-vejtorin e vrasjes së dy heronjve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha; atëbotë Rexhep Mala 33-vjeçar e Nuhi Berisha 23 vjeçar. Ata në shtetrrethim të paparë ndonjëherë luftuan kundër forcave që ishin pakrahasimisht më të shumta në numër dhe më të pajisura me armatime, duke rezistuar dy ditë rresht, për t’u bërë të përhershëm e përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive, si dhe për të përforcuar me gjakun e tyre rrugën e lirisë e cila do të kulmonte në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës”, tha ai.

Hyseni vuri në dukje më tej peshën, rëndësinë dhe jehonën që ka dhe do të ketë ndër breza manifestimi “Flaka e Janarit…”, njofton zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

“Ky manifestim, përveç si aktivitet kulturor e artistik ka vlerën edhe të historisë e peshën e madhe të barrës që duhet të bartin brezat që vijnë më pas, për rrugët që kanë trasuar dhe përgatitur për ne, e sidomos për ata që bartin sot përgjegjësitë publike, që të vazhdohet ajo rrugë të jetë e ndershme dhe të punohet me përkushtim të madh për të sjell vendin tonë e popullin tonë në një gjendje më të mirë për vitet që vijnë e kohën që na pret”, deklaroi Hyseni.

Në ceremoninë e ndezjes së flakadanit, Hyseni apeloi tek artdashësit që të kontribuojnë që “Flaka e Janarit”, të jetë një manifestim me vlerë artistike, por edhe kombëtare e historike, veçmas për Gjilanin, sikurse edhe gjithë vendit tonë.

Në fund të ceremonisë hapëse të manifestimit “Flaka e Janarit 2024” me ndezjen simbolike të flakadanit, të pranishmit vizituan dhe panë nga afër ekspozitën me fotografi e video, të titulluar “Flaka ndër vite”, e të hapur enkas, si dhe u shoqëruan me pika të zgjedhura artistike nga artistja Arzie Jusufi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësirat dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

Kandidati i pavarur fitoi Strugen

Ditë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat deri në 18°C

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë hap Librin e ngushëllimeve për Nanon

Kosova Times January 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit kapin nëntë ushtarë rusë afër Pokrovsk, publikojnë video

Kosova Times Kosova Times March 10, 2025
Gazetarit amerikan i zgjatet paraburgimi në Rusi për tre muaj
Babai nga Ohajo tek Trump: Mos e përdorni vdekjen e djalit tim për qëllime politike
Rusakov: Regjimi i Putinit, me ose pa të, do të vazhdojë
Zjarri që u ndez gjatë ditës në Graçanicë është vënë nën kontroll
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?