By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli mbrohet në GjND kundër akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli mbrohet në GjND kundër akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli mbrohet në GjND kundër akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve

Kosova Times
Last updated: 2024/01/12 at 3:40 PM
Kosova Times Published January 12, 2024
Share
SHARE

I akuzuar për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve, Izraeli mbrojti luftën e tij në Gazë në paraqitjen para gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara të premten, një ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu i hodhi poshtë akuzat për gjenocid.

Izraeli, i cili u themelua pas Holokaustit, ka mohuar fuqimisht akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut në një nga rastet më të mëdha që janë paraqitur ndonjëherë përpara një gjykate ndërkombëtare. Rasti ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka shkaktuar protesta para gjykatës, nga të dyja palët.

Avokatët e Afrikës së Jugut i kërkuan gjykatës të enjten të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake izraelite në territorin rrethuar, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Një vendim për këtë kërkesë ndoshta do të marrë javë, megjithëse çështja e plotë ka të ngjarë të zgjasë disa vjet.

Këshilltari ligjor izraelit, Tal Becker, tha të premten në gjykatë se vendi po lufton në një “luftë që nuk e filloi dhe nuk e deshi”.

“Në këto rrethana, vështirë se mund të ketë një akuzë më të rreme dhe më keqdashëse sesa akuza kundër Izraelit për gjenocid”, shtoi ai.

Të premten, Izraeli u përqendrua në brutalitetin e sulmeve të 7 tetorit, duke paraqitur video dhe audio që tregonin atë që ndodhi atë ditë.

“Ata torturuan fëmijët para prindërve, dhe prindërit para fëmijëve, dogjën njerëz, duke përfshirë foshnje të gjalla, përdhunuan dhe gjymtuan sistematikisht shumë gra, burra dhe fëmijë,” tha Becker.

Kërkesa e Afrikës së Jugut, tha ai, përbën një përpjekje për të parandaluar Izraelin që të mbrohet kundër atij sulmi.

Ai tha se akuzat për gjenocid duhet të kenë në shënjestër Hamasin – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ne jetojmë në një kohë kur fjalët janë të lira, në një epokë të mediave sociale dhe politikave të identitetit. Përpjekja për të kërkuar termin më të egër dhe për të fyer është bërë, për shumë, e papërmbajtshme”, tha Becker në sallën e mbushur të gjykatës botërore në Hagë.

Ai shtoi se Afrika e Jugut “ka paraqitur para gjykatës një pamje thellësisht të shtrembëruar. Tërësia e çështjes së saj varet nga një përshkrim i dekontekstualizuar dhe manipulues i realitetit të armiqësive aktuale”.

Në deklaratën e tij hyrëse të premten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Becker kërkoi pushimin e çështjes, duke e quajtur atë “një shpifje”.

Ai i tha gjykatës se Hamasi filloi dhunën me sulmin e tij të befasishëm të 7 tetorit në Izrael, në të cilin u vranë më shumë se 1.200 njerëz, ndërsa në gjykatë shfaqi pamjet e njerëzve të vrarë.

Ai i tregoi gjykatës, gjithashtu, videon e zyrtarit të Hamasit, Ghazi Hamad, i cili zotohej të vazhdonte sulmet me qëllim të asgjësimit të Izraelit.

“Nëse ekziston një kërcënim për civilët palestinezë të Gazës, ai rrjedh kryesisht nga fakti se ata kanë jetuar nën kontrollin e një organizate terroriste gjenocidale që ka shpërfillje totale për jetën dhe mirëqenien e tyre”, tha Becker.

Në ditën e dytë të seancës dëgjimore në Hagë, Izraeli argumentoi se ofensiva e tij në Gazë është vetëmbrojtje legjitime dhe jo gjenocid.

Avokati Malcolm Shaw mbrojti Izraelin nga akuza për gjenocid duke thënë se ofensiva e ashpër e Izraelit në Gaza ishte një përdorim legjitim i forcës së armatosur për vetëmbrojtje.

Shaw, i dyti nga gjashtë anëtarët e ekipit ligjor izraelit që foli, tha se numri i lartë i vdekjeve nuk përbën gjenocid.

Ai tha se “gjenocidi i vërtetë” ndodhi kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz.

Një tjetër anëtar i ekipit, Christopher Staker, e quajti kërkesën e Afrikës së Jugut “sinqerisht befasuese”. Ai tha se, nëse pranohet, do të mandatonte “pezullimin e njëanshëm të operacioneve ushtarake nga njëra palë, duke e lënë palën tjetër të lirë të vazhdojë sulmet të cilat ka deklaruar që do t’i bëjë”.

Jashtë gjykatës, protestuesit pro-izraelitë ngritën një tryezë me ulëse të zbrazëta duke përkujtuar pengjet që ende mbahen nga Hamasi. Aty pranë, mbi 100 protestues pro-palestinezë valëvitën flamuj.

Izraeli shpesh bojkoton gjykatat ndërkombëtare dhe hetimet e OKB-së, duke thënë se ato janë të padrejta dhe të njëanshme. Por, për të treguar se sa seriozisht e konsiderojnë rastin, udhëheqësit izraelitë kanë ndërmarrë hapin e rrallë të dërgimit të një ekipi ligjor të nivelit të lartë.

Në qendër të këtij rasti janë veprimet e Izraelit në Gaza, ku filloi një sulm masiv ajror dhe tokësor pasi militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. Ata gjithashtu rrëmbyen rreth 250 persona, më shumë se gjysma prej të cilëve ende mbahen peng.

Më shumë se 23.000 njerëz në Gaza janë vrarë gjatë luftës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Gati 85 për qind e banorëve të Gazës janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, një e katërta e banorëve të territorit përballen me urinë dhe pjesa më e madhe e Gazës veriore është kthyer në gërmadha.

Afrika e Jugut thotë se kjo përbën gjenocid dhe është pjesë shtypjes izraelite, me dekada, ndaj palestinezëve.

“Shkalla e shkatërrimit në Gazë, shënjestrimi i shtëpive familjare dhe civilëve, lufta si luftë kundër fëmijëve – të gjitha e bëjnë të qartë se qëllimi gjenocidal është kuptuar dhe është vënë në praktikë. Synimi i artikuluar është shkatërrimi i jetës palestineze”, tha avokatja Tembeka Ngcukaitobi në deklaratat e hapjes të enjten.

Netanyahu i hodhi poshtë këto argumente.

“Kjo është një botë e përmbysur – shteti i Izraelit akuzohet për gjenocid ndërsa po lufton gjenocidin”, tha kryeministri të enjten në një deklaratë me video. “Hipokrizia e Afrikës së Jugut arrin deri në qiell”, shtoi ai.

Marrëveshjet ndërkombëtare ende i detyrojnë vendet me rregullat e luftës, edhe në rastet kur i përgjigjen një sulmi, sado serioz të jetë. Gjykata duhet të vendosë nëse operacionet e Izraelit kanë mbetur vërtet brenda këtyre kufizimeve.

Edhe pse gjetjet e gjykatës konsiderohen të detyrueshme, ishte e paqartë nëse Izraeli do të merrte parasysh ndonjë urdhër për të ndalur luftimet. Nëse nuk e bën këtë, mund të përballet me sanksione të OKB-së, megjithëse ato mund të bllokohen nga një veto e Shteteve të Bashkuara – aleati i vendosur i Izraelit.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë se si mund të përgjigjet nëse gjykata vendos se Izraeli ka kryer gjenocid. Por zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i quajti akuzat “të pabaza”.

Gjykata ndërkombëtare, e cila vendos për mosmarrëveshjet midis kombeve, nuk e ka gjykuar kurrë një vend si përgjegjës për gjenocid.

Në vitin 2007, vendosi se Serbia “shkeli detyrimin për të parandaluar gjenocidin” në masakrën e korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës, ndaj më shumë se 8.000 burrave dhe djemve të Srebrenicës.

Gjykata e OKB-së me seli në një periferi të Hagës, në Holandë, merret me mosmarrëveshjet midis kombeve.

Pak më larg në qytetin e njëjtë holandez, ndodhet Gjykata Ndërkombëtare Penale e cila ndjek penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times January 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Për 4 vite asnjë njohje, kritikohet qeveria se nuk pati strategji

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Evropa do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën
Kurti: Nuk ka garanci për themelimin e Asociacionit
Mbyllja e Qeverisë amerikane: Çfarë mbetet hapur e çfarë jo?
Ish-punonjësja e i Shtëpisë së Bardhë, e cila akuzoi Biden-in për ngacmim seksual, iku në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?