By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aliu: Rruga Tetovë-Prizren mundëson zhvillim të turizmit në dy anët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Aliu: Rruga Tetovë-Prizren mundëson zhvillim të turizmit në dy anët
Ballina 1Financa

Aliu: Rruga Tetovë-Prizren mundëson zhvillim të turizmit në dy anët

Kosova Times
Last updated: 2024/01/12 at 2:34 PM
Kosova Times Published January 12, 2024
Share
SHARE

Sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar projektin për bashkëfinancim e projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

 

Dokumentin e nënshkroi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe nga Maqedonia e Veriut zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes, Bekim Rexhepi. Marrëveshja u nënshkrua në prani të ministrit maqedonas Blagoj Bochvarski, si dhe zëvendësministrit Hysen Durmishi.

Ministri Liburn Aliu tha se kjo rrugë ka rëndësi edhe rajonale dhe nuk po bëhet vetëm që të lidhë Prizrenin me Tetovën.

“Është një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme që nuk lidh vetëm Prizrenin me Tetovë, por edhe me autostradën “Ibrahim Rugova” që e lidh Prishtinën me Durrësin e Tiranën, rrjedhimisht krijon mundësi të kyçjeve nëpër korridore dhe më gjerë në nivel të rajonit”, tha ai.

Aliu theksoi se kjo rrugë do të mundësojë të kemi zhvillim të turizmit në dy anët.

Kurse zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes i Maqedonisë së Veriut, Bekim Rexhepi, tha se kësaj marrëveshje i kanë paraprirë disa takime të grupeve të të dyja shteteve dhe se kanë gjetur një zgjidhje optimale se kah duhet të kalojë kjo rrugë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës sepse po fillojmë një kapitull të ri të zgjerimit të rrjetit rrugor të lidhjes rajonale. Kisha nderin që së bashku me Ministrin Aliu të nënshkruaj marrëveshjen për bashkëfinancimin, kompletimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e aksit rrugor Tetovë-Prizren”.

“Në bazë të studimit të fizibilitetit nga ana jonë janë ofruar opsione të ndryshme për zgjedhjen e trasesë së rrugës Tetovë-Prizren dhe e pranueshme për të dyja vendet ishte traseja në ndërtimin e tunelit 6.4 km të gjatë. Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbanimin Veshallë nga pjesa e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Sipas tij është edhe në të mirën e turizmit të Maqedonisë së Veriut meqë kalon edhe kah Kodra e Diellit – qendër turistike.

You Might Also Like

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

Kosova Times January 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Vitia inkurajon vajzat që të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Rreziku i kthimit në pikën zero!
Limaj: Pa marrëveshje politike nuk mund të ndërtohen institucionet
Shqipëria ndalon importin e mishit të derrit dhe shpendëve nga 6 vende
A mbetet veriu i Kosovës pa përkujdesje për rend dhe ligj?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?