By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 24 dhjetor 2025
December 24, 2025
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
December 23, 2025
SHBA-të u refuzojnë vizat pesë evropianëve, përfshirë ish-komisionerin e BE-së Breton.
December 23, 2025
Aeroplani u rrëzua në Turqi. Kreu i ushtrisë libiane u vra
December 23, 2025
Haradinaj: Me mua kryeministër Kosova shpejt anëtarësohet në NATO
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Kosova rreshtohet përkrah ShBA-së e Britanisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Kosova rreshtohet përkrah ShBA-së e Britanisë
Ballina 1Lajme

Sulmet ndaj rebelëve Houthi, Kosova rreshtohet përkrah ShBA-së e Britanisë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/12 at 11:31 PM
Kosova Times Published January 12, 2024
Share
SHARE

Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka dalë në mbështetje të partnerëve të saj ndërkombëtarë, pasi ShBA dhe Britania e Madhe ndërmorën sulme ndaj një numri objektivash të rebelëve Houthi në Jemen, të cilët po rrezikojnë stabilitetin në Lindjen e Mesme duke sulmuar anijet ndërkombëtare.

Në reagimin e saj, ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla tha se veprimet ushtarake të drejtuara nga ShBA në Lindjen e Mesme, kanë synim ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe këto veprime rezultuan të domosdoshme pas shtimit të sulmeve kundër paqes dhe stabilitetit.

“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar.

Republika e Kosovës, si një vend thellësisht demokratik, rreshtohet qartë në krahë të partnerëve të saj strategjikë, në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë”, ka thënë ministrja Gërvalla.

ShBA dhe Britania e Madhe ndërmorën sulme të enjten mbrëma, me mbështetjen e Kanadasë, Holandës, Australisë dhe Bahrejnit, veprim ky i cili mori përkrahjen edhe të vetë NATO-s.

Aleanca Veri-Atlantike tha të premten se Irani ka një përgjegjësi të veçantë në përfundimin e sulmeve Houthi, duke i quajtur sulmet e kryera nga ShBA dhe Britania e Madhe mbrojtëse.

Sulmi vjen si përgjigje ndaj goditjeve të vazhdueshme me dronë dhe raketa nga grupi jemenas, i cili mbështetet nga Irani, në linjat ndërkombëtare të anijeve në Detin e Kuq që filluan në nëntor në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza.

Deti i Kuq është një rrugë ujore kritike për tregtinë ndërkombëtare, veçanërisht për dërgesat e naftës dhe karburantit, duke lidhur kanalin e Suezit në Egjipt me Gjirin e Adenit nëpërmjet ngushticës Bab al-Mandab. Sipas ushtrisë amerikane, Houthi-t kanë kryer 27 sulme në Detin e Kuq qe nga 19 nëntori.

You Might Also Like

Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Haradinaj: Me mua kryeministër Kosova shpejt anëtarësohet në NATO

Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrupsion

Komunat veriore jashtë AKK-së, Krasniqi: Vendim i kundërligjshëm

Abdixhiku premton projekte për Trepçën dhe qytetarët e Mitrovicës

Kosova Times January 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fitore e vlefshme për prizrenasit ndaj Vreshtarëve

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Presidenti i Ukrainës nënshkroi ligjin për mobilizimin
AKP rikthen 396 hektarë pronë shoqërore në mandatin e saj
Nga burgu në Shqipëri, në Parlamentin Evropian si deputet i Greqisë
Dieta e shpejtë pesëditor shkrin dhjamin nga stomaku, ul kolesterolin dhe ngadalëson plakjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?