By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq thotë se Serbia do t’i shpenzojë 740 milionë euro për pajisje ushtarake këtë vit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq thotë se Serbia do t’i shpenzojë 740 milionë euro për pajisje ushtarake këtë vit
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq thotë se Serbia do t’i shpenzojë 740 milionë euro për pajisje ushtarake këtë vit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/13 at 4:50 PM
Kosova Times Published January 13, 2024
Share
SHARE

Seria do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim, tha të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake.

Lideri serb i bëri këto komente vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, e cila do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan.

“Serbia aktualisht ka 186 milionë euro në dispozicion, të cilat do t’i shpenzojmë menjëherë për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase të industrisë së dedikuar”, tha Vuçiq.

Ai njoftoi se gjatë këtij viti do të jenë gati edhe dy pako me nga 150 dhe 400 milionë euro për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ato para janë ndarë përveç 360 milionë eurove të ndara në buxhetin e Serbisë për armatim shtesë, tha Vuçiq.

“Kur t’i bashkoni të gjitha këto, do të shihni se ky do të jetë viti në të cilin ne do të pajisemi më së miri, më shpejt dhe më fuqishëm”, tha Vuçiq.

Duke folur për vendimin e ShBA-së për t’i shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan, si dhe pajisje përcjellëse, Vuçiq tha se kjo lëvizje është në kundërshtim me Rezolutën 1244, e cila, shtoi ai, nuk parasheh që Kosova të ketë ushtri.

“Sipas Rezolutës 1244, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur të Kosovës dhe ata krijuan një ushtri për ta dhe vazhdojnë ta krijojnë atë. A jemi ne të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia – nuk jemi. Por, mund t’i tregojmë gjithë botës se kjo në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare”, tha Vuçiq.

Më herët, më 11 janar, presidenti shprehu “zhgënjim të madh” me njoftimin e ShBA-së se miratoi kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave Javelin, pasi vendimi iu kumtua nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë ose ka pranuar në formë donacioni armë nga Shtetet e Bashkuara.

Pasi u miratuan ndryshimet në Kuvendin e Kosovës më 2018, Qeveria e atëhershme nënshkroi një kontratë me kompaninë amerikane, AM General për pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me 51 automjete të tipit Humvee.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga ShBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.

Më 2028, kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri, ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, siç është thënë, “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”.

FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.

Buxheti për këtë vit i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është në vlerë prej 153.049.911 eurosh.

You Might Also Like

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Martin Berishajt

Aktivitet i pazakontë në Fordow përpara sulmit amerikan. Trump: Ata u përpoqën të mbulonin pusetën

Kosova Times January 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrëzimi i Luna-25: Programi i njohur hapësinor i Rusisë turpërohet sërish

Kosova Times Kosova Times August 22, 2023
Stracciatella e nxehtë: Një klasik italian i “kuzhinës së varfër” që duhet ta provoni
Zelenksy kërkon sisteme ajrore gjatë takimit të Grupit të Kontaktit
Javë me reshje shiu
Pse Lufta e Ukrainës me Rusinë ka të ngjarë të vazhdojë në 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?