By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën
January 25, 2026
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
January 25, 2026
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Escobar pas takimit me Vuçiqin: Pres vazhdim dinamik të dialogut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Escobar pas takimit me Vuçiqin: Pres vazhdim dinamik të dialogut
Ballina 2Rajon / Botë

Escobar pas takimit me Vuçiqin: Pres vazhdim dinamik të dialogut

Kosova Times
Last updated: 2022/10/20 at 2:11 PM
Kosova Times Published October 20, 2022
Share
SHARE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”.

“Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, tha Escobar.

Ai i bëri komentet në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi Presidenca serbe.

Vuçiq, në anën tjetër, tha se ka mbajtur “bisedime të rëndësishme” me diplomatin e lartë amerikan.

Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se është biseduar “për të gjitha zhvillimet aktuale” dhe për çështjet e hapura” në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se ka këmbëngulur në “zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, si dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Serbia, si vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon të luftojë për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj, duke bërë përpjekje maksimale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për përparimin e gjithë rajonit”, tha Vuçiq.

Escobar po qëndron në kryeqytetin serb një ditë pas vizitës në Kosovë.

Ai takoi edhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ky i fundit tha se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e negociatave me Kosovën, por se insiston edhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash – para së gjithash, marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të vitit 2015, ka konstatuar se disa konkluzione në të, janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës, por se ato mund të harmonizohen përmes një statuti.

Udhëheqësit e tanishëm në Kosovë insistojnë se asociacioni me kompetenca ekzekutive do të ishte i dëmshëm për vendin.

Në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thuhet, po ashtu, se në takimin mes Eskobarit dhe Petkoviqit u diskutua edhe për çështjen e targave të makinave dhe atë të energjisë.

Petkoviq citohet të ketë thënë se pala serbe i ka kryer të gjithë hapat nga Udhërrëfyesi për Energjinë, si dhe zotimet nga marrëveshjet tjera me Kosovën.

Petkoviq, siç thuhet në njoftimin e zyrës së tij, foli edhe për rastin e dënimit të zyrtarit të Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviq.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të mërkurën Todosijeviqin me një vit burgim për “përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”.

Petkoviq tha se serbëve në Kosovë u mohohet e drejta e mendimit dhe liria e shprehjes.

Escobar pritet të takohet gjatë ditës edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Të mërkurën në Prishtinë, ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës ka ngecur.

Takimi i fundit në nivel të lartë, përkatësisht mes Kurtit dhe Vuçiqit, është mbajtur në gusht.

Duke folur për një televizion lokal të mërkurën në Kosovë, Escobar tha se arritja e një marrëveshjeje për rrugën përpara mes Kosovës dhe Serbisë, është çështje javësh.

Pas takimeve të ndara me Escobarin, Osmani dhe Kurti thanë se Kosova është palë konstruktive në dialog dhe se ajo është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, me në qendër njohjen reciproke.

You Might Also Like

Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën

Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin

Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit

Qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit

Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus

Kosova Times October 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

Kosova Times Kosova Times June 21, 2025
Pedagogia që u refuzua në Shqipëri, ligjëron në Francë
FMN vlerëson të arriturat e ATK-së në mbledhjen e borxheve
Rusët bombarduan rajonin e Kharkiv: ka viktima
Rusia e sulmon Odesën me raketa dhe dronë, rriten luftimet në jug dhe lindje të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?