By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krerët e shtetit bëjnë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krerët e shtetit bëjnë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut
Ballina 1Lajme

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 10:28 AM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot në Reçak të Shtimes, kanë bërë homazhe në nderim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Qysh në orët e hershme të së hënës familjarë e qytetarë të shumtë kanë nisur homazhet në Reçak në 25 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat policore ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Osmani: Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi

Presidentja Vjosa Osmani, në 25 të vjetorit të masakrës Reçakut ka kërkuar drejtësi për të vrarët në këtë krim makabër ndaj civilëve të pafajshëm. Osmani tha se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo. Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pos që mohon masakrën, po i arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës.

Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, tha se ka ardhur këtu për të nderuar Reçakun.

Konjufca: Ky ishte njëri ndër aktet më mizore të Serbisë ndaj Kosovës

Kurse kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se ky ishte njëri ndër aktet më mizore të Serbisë ndaj Kosovës.

“Ky ishte njëri ndër aktet më mizore të regjimit së Serbisë, e po ashtu për botën demokratike shënoi edhe vijën e kuqe për Serbinë okupatore që i solli edhe bombardimet e NATO-s pastaj. Gjë që i hapi rrugë edhe çlirimit të plotë të Kosovës. Pas Reçakut, bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është gjuha e forcës, sepse nuk do të ndalej lufta dhe masakrat që po i kryente gjithandej Kosovës. Prandaj, gjithmonë do të mblidhemi këtu, për t’i kujtuar edhe martirët e Reçakut, e edhe dëshmorët që rënë në përpjekje për të mbrojtur popullatën civile të Reçakut”, ka shtuar ai.

Kurti: Masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe e bëri që të kemi ndërhyrjen e NATO-s. Shefi i qeverisë, Albin Kurti tha se e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve.

“Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur ndodhi masakra e Reçakut, ambasadori William Walker si udhëheqës i misionit të OSBE-së në Kosovë erdhi këtu te fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe krim kundër njerëzimit. E dimë që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve andaj edhe sot e kësaj dite ambasadori William Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar edhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i informatave të asaj kohe sot është president i Serbisë”, ka thënë ai.

You Might Also Like

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë

LDK hap fushatën në Junik, Abdixhiku: Juniku gjithmonë ka zgjedhur me zemër

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dronët `Bayraktar` zhvillojnë me sukses fluturimet

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Dramatike ne kufirin e Serbise: Ka të plagosur në konflikt të armatosur, policia në terren…
Kjo është femra më e bukur në botë: Është shpallur Miss Universe e re
ShBA-ja liron dy të burgosur nga Guantanamo
ShBA-ja me paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?