By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë
October 30, 2025
Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë
October 30, 2025
Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’
October 30, 2025
Kurti dhe Fuchs flasin për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së
October 30, 2025
Sot dëshmoi i akuzuari Kadri Brahimi, depoisti ku u kapën 400 kg drogë
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore
Ballina 2Rajon / Botë

Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 8:56 PM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

Turqia synon të shtojë ndikimin ekonomik dhe diplomatik në Azinë Qendrore, qëllim që bie ndesh me synimin e Rusisë për të shtuar praninë e saj në këtë rajon. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, analistët thonë se ky rivalitet mund të krijojë një dimension të rrallë bashkëpunimi ndërmjet Ankaras dhe Uashingtonit.

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan takoi në nëntor udhëheqësit e shteteve të Azisë Qendrore në një takim të Organizatës së Shteteve Turke në Astana të Kazakistanit.

Presidenti Erdogan shpreson të shfrytëzojë lidhjet etnike të Turqisë me rajonin e pasur me burime energjie për të thelluar ndikimin e vet ekonomik dhe diplomatik në një pjesë të botës që deri më tani ishte e dominuar nga Kina dhe Rusia.

“Një përparësi kryesore e Turqisë është fuqia e diplomacisë kulturore, ndërsa Rusia dhe Kina mund të kenë përparësi tjera: Rusia ka më shumë peshë në fushën e sigurisë dhe aspekteve të tjera të forcës. Ndërsa Kina është një lojtar shumë i rëndësishëm ekonomik. Por asnjëra nuk ka lidhje kulturore e gjuhësore si Turqia në këtë rajon.”

Përpjekjet e zotit Erdogan për të shtrirë ndikimin në Azinë Qendrore janë pjesë e strategjisë për të zvogëluar varësinë e Turqisë në Evropë duke marrë parasysh marrëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Evropian.

Por Rusia, e prekur nga sanksionet evropiane për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, gjithashtu po mundohet të thellojë ndikimin e saj në Azinë Qendrore.

“Në tërësi Rusia po përballet me ndryshime dramatike në aspektin logjistik; shumica e rrugëve të orientuara drejt Perëndimit thjesht janë mbyllur. Nuk janë më të hapura.”

Shtetet e Bashkuara po ashtu po përqendrohen në Azinë Qendrore ndërkohë që synojnë të pengojnë përpjekjen e Moskës për t’iu shmangur izolimit dhe përpiqen të mbajnë nën kontroll ndikimin kinez.

Analistët thonë se këto synime ofrojnë një emërues të përbashkët ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit.

“Presidenti Biden takoi udhëheqësit e Azisë Qendrore në New York gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësitë për të nxitur Azinë Qendrore të mbajë nën kontroll rritjen e ndikimit të Kinës dhe t’i kundërpërgjigjet Rusisë, dhe Turqia, si aleate e mirë e NATO-s, mund të ndihmojë në këtë aspekt.”

Rusia e konsideron Azinë Qendrore si pjesë të sferës së vet të ndikimit dhe vëzhguesit thonë se Moska nuk i mirëpret aspiratat e Turqisë. Por ata thonë se tani për tani, Presidentit Putin i duhet t’i mbajë marrëdhënie të mira me Presidentin turk Erdogan për shkak të rolit që luan Turqia në ndihmën Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve.

“Ndodh që Rusia vendos të rikthejë rolin e vet udhëheqës dhe do të fillojë sërish t’i bëjë konkurrencë Turqisë… Nuk do ta përjashtoja një episode të ri konfrontimi ndërmjet Rusisë dhe Turqisë, por jo përgjatë këtyre dy viteve të ardhshme ndërsa Rusia po përshtatet me një realitet ekonomik krejtësisht të ri.”

Ndërkohë që Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara po shtojnë përpjekjet për të rritur ndikimin në Azinë Qendrore, analistët parashikojnë që rajoni mund të bëhet një qendër e re e rivalitetit ndërkombëtar, me Ankaranë në rol kryesor.

You Might Also Like

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil

Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez

Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore

Sanksionet dhe lidhja izraelite e Milorad Dodikut: A e nxori lobi nga Tel Avivi Dodikun nga favori amerikan?

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të gjitha rrugët e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme pas reshjeve të borës

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Ekspertët:Ndikim pozitiv ekonomik do të kishte falja borxheve të bizneseve
KESCO me thirrje ndaj konsumatorëve: Përdorni rrymën natën
Merret vendim për 8 të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Blinken u thotë Izraelit dhe Hamasit se “ka ardhur koha” për armëpushim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?