By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur
October 31, 2025
Rama viziton punimet e FEST 3: Arti kthehet në zemër të Prishtinës
October 31, 2025
Kërkohet paraburgim për të pandehurin për veprën penale ‘Dhunim’
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I ftohti mbërthen ShBA-në: Mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > I ftohti mbërthen ShBA-në: Mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet
Ballina 2Rajon / Botë

I ftohti mbërthen ShBA-në: Mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 1:55 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

Erëra të ftohta dhe të rrezikshme kanë vazhduar të mbizotërojnë në pjesë të Shteteve të Bashkuara, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 30 gradë celsius.

Rreth 110.000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike të hënën mbrëma, shumica prej të cilave në Oregon, shtet që po përballet me ndërprerje të rrymës që nga dita e shtunë. Kompania publike për furnizim me energji, Portland General Electric, ka paralajmëruar se kërcënimi nga shiu dhe i ftohti mund të shkaktojnë vonesa në rikthimin e furnizimeve të rregullta me energji elektrike.

Zyrtarët e transportit u kanë bërë thirrje banorëve që t” shmangin udhëtimet, pasi që rrugët pritet të bëhen të rrezikshme nga shtresat e akullit, por edhe mund të ketë rrëzime të pemëve dhe të shtyllave elektrike.

Mësimi është anuluar për nxënësit në Portlend dhe në qytete të tjera të mëdha sikurse Çikago, Denver, Dallas dhe Fort Uorth.

Stuhitë dhe temperaturat e ulëta kanë prekur gjithçka nga udhëtimet ajrore, ndeshjet sportive, e deri te votimet brendapartiake në Ajova, e po ashtu kanë shkaktuar disa raste vdekjesh në mbarë vendin.

Të paktën katër persona kanë vdekur në zonën e Portlendit, përfshirë dy persona që dyshohet se vdiqën nga hipotermia. Një tjetër burrë vdiq pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tij, ndërkaq një grua vdiq nga zjarri që u përhap pasi në stufën e kuzhinës ra një pemë.

Në Uiskonsin, autoritetet po hetojnë vdekjen e tre të pastrehëve, të cilët ka të ngjarë që kanë vdekur nga hipotermia, thanë zyrtarët.

Shiu i ftohtë dhe reshjet e borës janë parashikuar që të mbërthejnë juglindjen të martën.

Ndërkaq, në Misisipi të hënën mbrëma temperaturat ranë nën minus 12 gradë celsius.

Për shkak të motit të ftohtë, FlightAware, që gjurmon fluturimet, tha se rreth 2.900 fluturime janë anuluar të hënën në ShBA.

Temperaturat pritet të ngrihen në mesin e javës, por erëra të ftohta janë parashikuar në jug gjatë fundit të javës.

You Might Also Like

Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur

Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake

Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nga serbët te kubanezët: Kush po lufton për Putinin në luftën me Ukrainën?

Kosova Times Kosova Times October 7, 2025
Krasniqi: Thellësisht i pikëlluar me ngjarjen tragjike në Pejë, ngushëllimet më të thella familjes e miqve
Vdes artisti kombëtar Shyqri Nimani
Vdes lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore
Chollet: Presim propozime nga Kosova për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?