By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bankat e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë filluar të bllokojnë masivisht llogaritë e kompanive ruse
August 1, 2025
India fillon të blejë naftë amerikane në vend të asaj ruse pas kërcënimeve të Trump
August 1, 2025
Ukraina identifikon oficerin rus që orkestroi valët e dronëve vrasës
August 1, 2025
Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë
August 1, 2025
Trump dërgon nëndetëset bërthamore afër Rusisë
August 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi takon Hasanin: Shqipëria e gatshme ta përkrah Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi takon Hasanin: Shqipëria e gatshme ta përkrah Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Lajme

Bislimi takon Hasanin: Shqipëria e gatshme ta përkrah Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 8:43 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

“Kënaqësi të takohemi e të thellojmë angazhimin e përkushtimin tonë për bashkëpunim sa më të ngushtë”. 

Kështu u shpreh Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në takimin ku mirëpriti Ministrin për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri Bislimi vuri në pah bashkëpunimin ndërqeveritar, i cili ka njohur zbatim të plotë dhe efektiv të pothuajse të gjitha marrëveshjeve të arritura gjatë kësaj qeverisjeje. Marrëveshjet tashmë të zbatuara kanë kontribuar pozitivisht në arsim, kulturë, shëndetësi, infrastrukturë e bashkëpunim ndërkufitar të frytshëm mes shumë të tjerash.

Ministri Hasani iu bashkëngjit këtij konstatimi duke theksuar intensifikimin e vëllimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili është rritur për 100 milionë euro vetëm vitin e kaluar.

Më tej, u diskutua rreth sfidave të përbashkëta ku mund të bashkëpunojmë akoma më shumë, si integrimi evropian, mirëpo edhe në fushën e sigurisë dhe të bashkërendimit për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon, e në veçanti në Luginën e Preshevës, patur parasysh diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët.

Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri Bislimi përmendi masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të përkrahur Luginën. Të dy u pajtuan që kontributi i përbashkët është i rëndësishëm, e për sa më shumë vëllim e peshë të përkrahjes sonë për shqiptarët atje.

Qëndrojmë me dëshirë të mirë e energji të plotë, për ta rritur bashkëpunimin e afruar shtetet tona sa më afër me njëri tjetrin. U diskutua dhe mbi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë ndaj Kosovës edhe në sfera të ndryshme, veçanërisht anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, ku ministri shprehu gatishmërinë e tij për të përkrahur Kosovën në këtë drejtim.

Duke e falënderuar për bisedën e takimin vëllazëror, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë për takime të ardhshme, sinergji, bashkëpunim e ndërveprim më të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Prezent në takim ishin dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksident fatal në Prishtinë, vdes një motoçiklist

Avokati i Popullit kërkon zgjidhje urgjente për buxhetin e RTK-së

3.658 lindje u realizuan në QKUK për gjashtë muaj

Osmani: Dyert e Presidencës të hapura për mërgatën e jashtëzakonshme

Gashi i LDK-së: Të amendamentohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Forcat amerikane nga Deti i Kuq shkatërruan objektivat Hutu me raketa lundrimi Tomahawk

Kosova Times Kosova Times January 4, 2025
Ermal Krasniqi shton epërsinë e Dardanëve
“Makth” për Shërbimin Sekret: Qeni i Biden kafshon një agjent për herë të 11-të
Vujacic: Drejtori i CIA-s erdhi në Serbi për të paralajmëruar për pasojat në rast të destabilizimit
Detajet e bisedimeve me rusët në Moskë përpara agresionit kundër Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?