By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit
June 7, 2025
Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi
June 7, 2025
Nis ndeshja – Shqipëri – Ser
June 7, 2025
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avokati i Popullit dërgon në Kushtetuese nenin 28 të Ligjit për Zgjedhjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avokati i Popullit dërgon në Kushtetuese nenin 28 të Ligjit për Zgjedhjet
Lajme

Avokati i Popullit dërgon në Kushtetuese nenin 28 të Ligjit për Zgjedhjet

Kosova Times
Last updated: 2024/01/17 at 6:25 PM
Kosova Times Published January 17, 2024
Share
SHARE

Avokati i Popullit ka bërë të ditur se dje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të nenit 28 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se dispozita e kontestuar ( neni 28 Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës) ka lënë përkufizimin e njëjtë nga ligji i kaluar, ashtu që ka përcaktuar se “Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku tridhjetë (30%) për qind janë meshkuj dhe së paku tridhjetë (30%) për qind janë femra; me nga një kandidat të secilës gjini përfshirë së paku njëherë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë”.

“Lidhur me rregullimin e tillë të përfaqësimit gjinor në listat e kandidatëve, Avokati i Popullit ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë: Nëse dispozita e kontestuar është në përputhshmëri me nenin 7 [Vlerat] të Kushtetutës; Nëse dispozita e kontestuar është në përputhshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, si dhe nëse dispozita e kontestuar është në përputhshmëri me nenin 45, paragrafi 1 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës”.

“Kërkesa është parashtruar pasi që Avokati i Popullit është i bindur se përcaktimi i kuotës “së paku 30%” për secilën gjini e përligj trajtimin e pabarabartë të grave. Një rregullim i tillë ligjor ka dëshmuar në praktikë se gratë në vazhdimësi mbeten të nën-përfaqësuara në listat zgjedhore, duke u përmbushur vetëm minimumi i përcaktuar me ligj, e që ky minimum nuk pasqyron barazi për gratë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, theksohet se Avokati i Popullit vlerëson se vendosja me ligj e kuotës “së paku 30%” për secilën gjini paraqet një lloj paragjykimi të pajustifikuar, duke marrë parasysh se përqindja gjinore në mes të gjinive është pothuajse 50% me 50%, me dallime të vogla dhe çdo kuotë minimale e përfaqësimit nën 50% nuk është në përputhje me qëllimin legjitim që ka ndjek ligji.

“Për më tepër, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen se shumica e listave të subjekteve politike që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit 2021, kanë qenë të përfaqësuara me 30% femra dhe me 70% meshkuj, ku edhe atëherë kriter ligjor për kuotën gjinore ka qenë që në listat e subjekteve politike secila gjini të jetë e përfaqësuar me jo më pak se 30%. Në praktikë vërehet se femrat kanë qenë të përfaqësuara me 30% ndërsa meshkujt me 70%. Ndërsa, është vërejtur se pothuajse në të gjitha listat me kandidatët e subjekteve politike çdo i treti kandidat ka qenë grua, ndërsa dy kandidatët e parë kanë qenë burra”.

“Sqarojmë se lidhur me kërkesën e theksuar më sipër, Avokati i Popullit nuk do të kërkoj masën e përkohshme, duke e pasur parasysh se një përcaktim identik është edhe në ligjin e shfuqizuar, e që në praktikë nuk do të reflektonte ndonjë ndryshim substancial. Me këtë rast, Avokati i Popullit thekson se do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar në përmbushje të mandatit të tij kushtetues e ligjor”, thuhet tutje në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë

Kosova Times January 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kontrolli i përbashkët kufitar në Bllacë pritet të nisë në prill

Kosova Times Kosova Times February 21, 2025
Norvegjia vendos taksën turistike për shkak të fluksit të madh të turistëve
Kurti në Amerikë: Historia jonë u njoh nga shtetet aleate si ShBA-ja, Britania, Gjermania, Franca e Italia
Ministria e Bujqësisë ka ndarë 7.2 milionë euro grante për gratë
Oh Ye Jin nga Koreja e Jugut fiton të artën në qitje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?