By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A e rrëzoi një raketë Patriot aeroplanin gjurmues të Rusisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A e rrëzoi një raketë Patriot aeroplanin gjurmues të Rusisë?
Ballina 2Rajon / Botë

A e rrëzoi një raketë Patriot aeroplanin gjurmues të Rusisë?

Kosova Times
Last updated: 2024/01/18 at 3:54 PM
Kosova Times Published January 18, 2024
Share
SHARE
Kievi pretendon se ka rrëzuar, më 14 janar, një avion gjurmues A-50. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një goditje e madhe për përpjekjet luftarake të Rusisë. /rel/
Një avion rus me sistemin e paralajmërimit dhe kontrollit të hershëm Beriev A-50, duke fluturuar mbi qendrën e Moskës, në maj të vitit 2019.  Kievi pretendoi më 15 janar se ushtria e tij rrëzoi një avion gjurmues A-50 mbi Detin Azov. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ai nuk kishte "asnjë informacion" për sulmin nga Ukraina ndaj aeroplanit. Ai i drejtoi gazetarët rusë te Ministria e Mbrojtjes, e cila nuk është deklaruar në lidhje me pretendimin.
Një avion rus me sistemin e paralajmërimit dhe kontrollit të hershëm Beriev A-50, duke fluturuar mbi qendrën e Moskës, në maj të vitit 2019.Kievi pretendoi më 15 janar se ushtria e tij rrëzoi një avion gjurmues A-50 mbi Detin Azov. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ai nuk kishte “asnjë informacion” për sulmin nga Ukraina ndaj aeroplanit. Ai i drejtoi gazetarët rusë te Ministria e Mbrojtjes, e cila nuk është deklaruar në lidhje me pretendimin.
Oficerët e radarit brenda një A-50 gjatë një fluturimi stërvitor. Avionët gjurmues janë një objektiv shumë i vlefshëm për shkak të kostos së tyre -- deri në gjysmë miliardë dollarë për avion -- dhe informacionit për situatën në kohë reale që i ofrojnë makinerisë ruse të luftës. Avioni shërben si një lloj "kulle kontrolli" ajror me radar 360 shkallë, i aftë për të gjurmuar dhe identifikuar avionë ose anije nga qindra kilometra larg.  
Oficerët e radarit brenda një A-50 gjatë një fluturimi stërvitor.Avionët gjurmues janë një objektiv shumë i vlefshëm për shkak të kostos së tyre — deri në gjysmë miliardë dollarë për avion — dhe informacionit për situatën në kohë reale që i ofrojnë makinerisë ruse të luftës. Avioni shërben si një lloj “kulle kontrolli” ajror me radar 360 shkallë, i aftë për të gjurmuar dhe identifikuar avionë ose anije nga qindra kilometra larg.
Një A-50 duke fluturuar në grup bashkë me avionë luftarakë mbi Moskë më 2010. Rrezatimi i fuqishëm i avionit gjurmues mund të zbulohet nga forcat armike, por për shkak të lëvizshmërisë së tij dhe rrezes së radarit "mbi horizont", avioni A-50 është shumë më i vështirë për t'u shënjestruar sesa sistemet e radarëve me bazë tokësore.
Një A-50 duke fluturuar në grup bashkë me avionë luftarakë mbi Moskë më 2010.Rrezatimi i fuqishëm i avionit gjurmues mund të zbulohet nga forcat armike, por për shkak të lëvizshmërisë së tij dhe rrezes së radarit “mbi horizont”, avioni A-50 është shumë më i vështirë për t’u shënjestruar sesa sistemet e radarëve me bazë tokësore.
Një avion rus A-50 në një aeroport të Bjellorusisë në vitin 2005. Sistemi i radarit të avionit është i vendosur në një "rotodome" (pjatë) të gjerë gati 10 metra, e cila rrotullohet me shpejtësinë e një grirëse akulli (slushie machine). Avioni është i pajisur me një shtresë ari në dritaret e tij për të mbrojtur ekuipazhin e tij të fluturimit nga nivelet e larta të rrezatimit që pompohen nga radari i tij.  
Një avion rus A-50 në një aeroport të Bjellorusisë në vitin 2005.Sistemi i radarit të avionit është i vendosur në një “rotodome” (pjatë) të gjerë gati 10 metra, e cila rrotullohet me shpejtësinë e një grirëse akulli (slushie machine). Avioni është i pajisur me një shtresë ari në dritaret e tij për të mbrojtur ekuipazhin e tij të fluturimit nga nivelet e larta të rrezatimit që pompohen nga radari i tij.
Sistemi komandues i një Il-76, avioni mbi të cilin është ndërtuar infrastruktura e radarit për A-50. Një ekspert ukrainas i aviacionit ka treguar se A-50 ka të ngjarë të jetë rrëzuar nga një raketë Patriot, e prodhuar nga SHBA-ja. Analistë të tjerë besojnë se një rast katastrofik i zjarrit nga mbrojtja ajrore ruse mund të jetë prapa rrëzimit të aeroplanit.
Sistemi komandues i një Il-76, avioni mbi të cilin është ndërtuar infrastruktura e radarit për A-50.Një ekspert ukrainas i aviacionit ka treguar se A-50 ka të ngjarë të jetë rrëzuar nga një raketë Patriot, e prodhuar nga SHBA-ja. Analistë të tjerë besojnë se një rast katastrofik i zjarrit nga mbrojtja ajrore ruse mund të jetë prapa rrëzimit të aeroplanit.
Sistemet e raketave S-400 gjatë një stërvitjeje të përbashkët midis forcave ruse dhe bjelloruse në Bjellorusi, disa ditë para se Rusia të niste pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Gjatë luftës kundër Ukrainës, avionët A-50 të Rusisë thuhet se janë përdorur për të ndihmuar në drejtimin e raketave sipërfaqësore drejt objektivave ajrore. Në tetor të vitit 2023, Kremlini pretendoi se "24 avionë luftarakë ukrainas" u rrëzuan brenda pesë ditësh nga ekuipazhet e raketave S-400 duke përdorur informacionet për gjendjen në terren në kohë reale të dërguar nga një avion A-50. Ky pretendim i diskutueshëm nuk specifikoi nëse kishte dronë të përfshirë në raportin e pretenduar.
Sistemet e raketave S-400 gjatë një stërvitjeje të përbashkët midis forcave ruse dhe bjelloruse në Bjellorusi, disa ditë para se Rusia të niste pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.Gjatë luftës kundër Ukrainës, avionët A-50 të Rusisë thuhet se janë përdorur për të ndihmuar në drejtimin e raketave sipërfaqësore drejt objektivave ajrore. Në tetor të vitit 2023, Kremlini pretendoi se “24 avionë luftarakë ukrainas” u rrëzuan brenda pesë ditësh nga ekuipazhet e raketave S-400 duke përdorur informacionet për gjendjen në terren në kohë reale të dërguar nga një avion A-50. Ky pretendim i diskutueshëm nuk specifikoi nëse kishte dronë të përfshirë në raportin e pretenduar.
Një A-50 rus ngrihet nga një aeroport në mars 1995. Konstantin Krivolap, një ekspert i aviacionit dhe ish-inxhinier testimi në kompaninë ukrainase të avionëve "Antonov", tha se humbja e një prej avionëve më të avancuar dhe më të rëndësishëm të vëzhgimit të Moskës, do të kishte një ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen ajrore të Rusisë. Duke vlerësuar se Moska ka deri në nëntë A-50 në veprim, ai tha se "humbja e një avioni të tillë do të ishte kritike, sepse tetë të mbeturit duhet të kontrollojnë të gjithë hapësirën ajrore përgjatë kufirit rus, duke filluar nga Arktiku deri në Detin Baltik, zona rreth Azisë Qendrore dhe veçanërisht Ukrainës”. Ai shtoi se, “në teori, të paktën dy ose tre avionë të tillë nevojiten rreth Ukrainës për të kontrolluar këtë hapësirë ajrore. ​
Një A-50 rus ngrihet nga një aeroport në mars 1995.Konstantin Krivolap, një ekspert i aviacionit dhe ish-inxhinier testimi në kompaninë ukrainase të avionëve “Antonov”, tha se humbja e një prej avionëve më të avancuar dhe më të rëndësishëm të vëzhgimit të Moskës, do të kishte një ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen ajrore të Rusisë. Duke vlerësuar se Moska ka deri në nëntë A-50 në veprim, ai tha se “humbja e një avioni të tillë do të ishte kritike, sepse tetë të mbeturit duhet të kontrollojnë të gjithë hapësirën ajrore përgjatë kufirit rus, duke filluar nga Arktiku deri në Detin Baltik, zona rreth Azisë Qendrore dhe veçanërisht Ukrainës”. Ai shtoi se, “në teori, të paktën dy ose tre avionë të tillë nevojiten rreth Ukrainës për të kontrolluar këtë hapësirë ajrore. ​
Një avion kontrolli ajror Il-22 duke u ngritur  nga një fushë ajrore e Moskës në maj të vitit 2016. Kievi, gjithashtu, pretendoi se kishte "shkatërruar" një avion Il-22 në të njëjtën natë që u rrëzua avioni A-50. Fotot u shfaqën më vonë dhe tregonin se Il-22 me sa duket i kishte mbijetuar një uljeje emergjente me një bisht të dëmtuar rëndë nga copëzat.  
Një avion kontrolli ajror Il-22 duke u ngritur  nga një fushë ajrore e Moskës në maj të vitit 2016.Kievi, gjithashtu, pretendoi se kishte “shkatërruar” një avion Il-22 në të njëjtën natë që u rrëzua avioni A-50. Fotot u shfaqën më vonë dhe tregonin se Il-22 me sa duket i kishte mbijetuar një uljeje emergjente me një bisht të dëmtuar rëndë nga copëzat.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

Aksident tragjik në Vragoli, humb jetën një person

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Kosova Times January 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan: Turqia mbështet udhëheqësit e Hamasit

Kosova Times Kosova Times March 9, 2024
Përshpejtuan videon e fjalimit të Putinit dhe zbuluan një detaj të panatyrshëm…(VIDEO)
KQZ prezanton sot raportin për nënshkrimet e qytetarëve në veri të vendit
Kryeministri Kurti në Athinë takohet me homologun e tij nga Kroacia
Ekspertët: Kosovës i nevojitet një ligj që rregullon agroturizmin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?