By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Torres: ShBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Torres: ShBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan
Ballina 1Lajme

Torres: ShBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 12:30 PM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, thotë se ShBA-ja nuk ka aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan. Në një intervistë për Radio Kosovën ai thotë se është shumë pesimist me mos largimin e Serbisë nga ndikimi rus. Torres thotë se Kosova duhet të anëtarësohet në institucione ndërkombëtare.

Radio Kosova: Zotëri Torres, në rajonin e Ballkanit, shtetet kanë filluar të blejnë armatim, sidomos pas luftës në Ukrainë. Këto ditë Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar kërkesën e Kosovës për shitjen e një numri të raketave Javelin. Si e shihni këtë nga perspektiva e sigurisë?

Ritchie Torres: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën dhe kjo është në interes të ShBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin. Ju e keni mbështetjen e kongresistëve amerikanë edhe këtu në Uashington dhe për këtë ne përpiqemi t’ju ndihmojmë gjithashtu.

Radio Kosova: Lufta në Ukrainë, por edhe lufta në Gaza, mes Hamasit dhe Izraelit, ka nxjerr në pah një trend të ri të ndikimit të shteteve në botë. Kemi ShBA-në dhe BE-në, pra, vendet perëndimore në njërën anë dhe në anën tjetër Rusinë dhe Kinën. Si e vlerësoni tendencën e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, për të ushtruar ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit?

Ritchie Torres: Presidenti Joe Biden ka folur për demokracinë dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e kësaj politike. Kosova është një demokraci, një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia është një vend autokrat, përderisa Kosova është një aleate e ShBA-së. Kosova ishte e para që pranoi refugjatë, derisa Serbia është satelit i Rusisë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, por në të kundërtën ka importuar armë nga ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin, është figura më e çmuar në Serbi.

Radio Kosova: Zotëri Torres, ShBA-ja po hyn në fazë të zgjedhjeve të cilat do të mbahen gjatë këtij viti. A besoni që pavarësisht se kush do të fitojë, republikanët apo demokratët, politika amerikane mund të ndërrojë në raport me Kosovën?

Ritchie Torres: Jam i bindur që presidenti Joe Biden do të udhëheqë ShBA-në dhe do të jetë më miqësor për Kosovën. Administrata e ish presidentit Donald Trump ka bërë shumë gabime dhe ka anësi për Serbinë, e jo për Kosovën. Besoj që presidenca e Joe Biden do të ishte më e interesuar për Kosovën.

Radio Kosova: Në Kosovë, në shtator të vitit 2023, kemi pasur një sulm terrorist në rajonin verior të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe. Pas këtij sulmi, ShBA-ja ka thënë me zë të lartë se Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj; BE-ja duket më e rezervuar në këtë drejtim. Pse ka tolerancë nga BE-ja në raport me Serbinë, e cila tregon shumë hapur tendencat e saj për destabilizimin e rajonit?

Ritchie Torres: Bashkimi Evropian ka qenë më i ashpër ndaj Kosovës, sesa ndaj Serbisë. Derisa Kosova është e radhitur në krah të BE-së, Serbia është më afër Rusisë. Sjellja e BE-së është një storie më vete dhe nuk mund ta shpjegoj. Por Kosova duhet të trajtohet me më shumë respekt, sepse është një aleat më i mirë. Serbia ka treguar se përzihet në punë të brendshme të Kosovës duke bashkëpunuar me njerëz që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Radio Kosova: A ka mbështetje më të madhe të ShBA-së për Serbinë, veçanërisht për ta tërhequr më tej nga ndikimi i politikës ruse?

Ritchie Torres: Mund të ketë disa politikbërës që thonë se Serbia, por unë jam skeptik, mund të largohet nga ndikimi rus por dhe kjo nuk mund te jetë reale. Ne jemi në anën e Kosovës dhe ka të drejtë të njihet duke ia dhanë mundësinë të jetë pjesë e institucioneve siç është Këshilli i Evropës, por edhe anëtarësimi në BE. Kosova duhet të jetë pjesë e demokracive evropiane.

Radio Kosova: Si i shihni sanksionet e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës, kur ato nuk i janë vendosur Serbisë, si i vetmi vend në BE që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë?

Ritchie Torres: Ky është një mister edhe për mua, kur në këtë formë BE dënon Kosovën dhe jo Serbinë. Kjo më duket fundamentalisht e padrejtë. Serbia është anëtare e Partneritetit për Paqe, kurse Kosova është e përjashtuar. Kosova është e radhitur krah BE-së, kurse Serbia me Rusinë. Qartazi mendoj se është zhgënjim që BE-ja është treguar e njëanshme ndaj Kosovës.

Radio Kosova: A duhet të marrë ShBA-ja një rol më të madh udhëheqës në bisedimet Kosovë-Serbi?

Ritchie Torres:Unë vërtet besoj që ShBA-ja është udhëheqëse e botës së lirë dhe ka një rol aktiv në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dialogu është esencial dhe që duhet të vazhdojë dhe duhet të udhëhiqet nga ShBA-ja.

Radio Kosova: A duhet Kosova të anëtarësohet në NATO, sepse të gjitha vendet e rajonit, përjashto Bosnje Hercegovinën, janë anëtare të NATO-së?

Ritchie Torres: Së pari Kosova duhet të njihet si shtet dhe të përfshihet në institucionet evropiane, siç është anëtarësimi në BE, dhe pastaj të anëtarësohet edhe në OKB dhe INTERPOL, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Kosova është një vend sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë.

Radio Kosova: Bronk ( lagje në Nju Jork) ka popullsinë më të madhe shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Duke qenë se jeni përfaqësues i Bronksit në Kongres, cilat janë marrëdhëniet tuaja me komunitetin shqiptar atje?

Ritchie Torres: Jam krenar të them që kam një bashkëpunim të mirë me komunitetit shqiptar nga Kosova dhe unë jam i afërt me udhëheqësit e komunitetit shqiptar. Kur u bëra kongresist u bë e qartë që shqiptarët do të ndihmonin. Ata kanë bartur trashëgiminë e të parëve të tyre dhe shpresoj që kjo të vazhdojë edhe më tutje.

You Might Also Like

Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Athletic Bilbao-Barça, sfida kryesore e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Irani e quan sulmin “Operacioni Premtimi i Vërtetë”
Ushtria ruse vazhdon të përpiqet të rrethojë Avdeevka
Derdhja e ujërave të zeza në +35 gradë: Romët në Graçanicë u druhen infektimeve
Kurti takohet me ambasadorët gjermanë dhe nga rajoni, diskutojnë për rrugën drejt BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?