By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspozita “Gjyqet” sjell dëshmi mbi mënyrën si dënoheshin kundërshtarët politikë të regjimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ekspozita “Gjyqet” sjell dëshmi mbi mënyrën si dënoheshin kundërshtarët politikë të regjimit
Ballina 2Rajon / Botë

Ekspozita “Gjyqet” sjell dëshmi mbi mënyrën si dënoheshin kundërshtarët politikë të regjimit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 10:26 PM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Mes vizitorëve të shumtë, në ekspozitën “Gjyqet”, hapur në mjediset e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, është edhe Zenel Drangu, ish i burgosur politik i regjimit komunist, i dënuar për arratisje me 25 vite burgim, në burgun famëkeq të Spaçit.

Janë 150 fotografi, që nisin nga viti 1945 dhe ku shfaqen gjatë proceseve gjyqësore kundërshtarët politikë të regjimit të kohës, pjesa më e madhe të dënuar me pushkatim ose me varje. Fotografitë janë pjesë e arkivit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe ekspozohen për herë të parë.

Zoti Zeneli thotë se, fotot i kujtojnë gjyqin që iu bë në “Kishën e Murgeshave” të kthyer në klub rinie, pasi autoritetet jugosllave e kthyen duke e dorëzuar në duart e ish Sigurimit të Shtetit.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mua. Në vitin 1973, ku na u bë gjyqi tek Kisha e Murgeshave, (kthyer në Klubin e Rinisë), me njëmijë vetë brenda dhe 3 mijë jashtë, të cilët ishin organizuar nga sigurimi i shtetit për të folur kundër nesh duke kërkuar dënim maksimal me varje në mes të qytetit të Shkodrës për të krijuar terror”, tregon ai.

Siç dëshmojnë edhe fotografitë e paraqitura në ekspozitë, gjyqet publike janë zhvilluar, në pjesën më të madhe, në kinematë e kohës, si në kinemanë Nacional, Kosova, Tomori, apo Rozafa, me një publik të gjërë brenda dhe jashtë tyre. Zeneli thotë se qëllimi i regjimit ishte terrorizimi i qytetarëve.

“Këto gjyqe janë zhvilluar nëpër kinema për t’i diskreditu, megjithëse ata nuk kishin bërë asgjë më tepër veçse kishin kërkuar liri dhe të drejtat e njeriut, si të gjithë njerëzit e tjerë në botë. Por ata kanë dashur të krijojnë idenë se të akuzuarit janë njerëz të padenjë”, tregon ai.

Ekspozita “Gjyqet” është fryt i një bashkëpunimi dhe hulumtimi të gjatë të specialistëve të muzeut “Marubi” me arkivën e Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Fotografitë sjellin në vëmendjen e publikut periudhën e instalimit në Shqipëri të diktaturës, me gjyqet dhe dënimet ndaj atyre që regjimi i quante “armiq të popullit”. Mes 150 fotografive shfaqen në sallën e gjyqit Musine Kokalari, Lef Nosi, At Anton Harapi e shumë të tjerë.

Drejtori i muzeut, Luçian Bedeni, thotë se ekspozita është cilësuar si “një gjyq i fotografisë së gjyqeve” dhe se ajo dëshmon edhe peshën e fotografisë.

“Më shumë sesa e përqendruar në aspektin se çfarë prodhoi diktatura, ne jemi përqendru tek imazhi, tek forca e imazhit. I gjithë kurimi i kësaj ekspozite sjell një lloj spektakli ankthi, i cili prodhohej pikërisht në këto salla të kinemave të kohës”, thotë ai.

Ekspozita “Gjyqet” përcjell nevojën e reflektimit ndaj gjyqeve publike, zhvilluar gjatë diktaturës, si gjyqi publik i zhvilluar në kinema “Kosova” ndaj 54 të akuzuarve, 17 prej të cilëve dënuar me pushkatim, gjyqi i At Anton Harapit, Lef Nosit dhe ish kryeministrit Maliq Bushati, gjyqi i zhvilluar në kinema “Rozafa” ndaj 39 të akuzuarve si anëtarë të organizatës “Bashkimi Kombëtar”, apo gjyqi i deputetëve të legjislaturës së parë, zhvilluar në kinema “Nacional”.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Sektori i mjedrës mbetet një nga sektoret me premtuese në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 5, 2024
Sveçla dhe shefi i ri i UNDP-së diskutojnë për zgjerim të bashkëpunimit
Kina në kategorinë e meshkujve fiton të artën në pingpong
Të shtëna në kafene të STAMBOLLIT: Tre persona të vrarë, pesë të plagosur
Haxhi Shala deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorisë në Hagë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?