By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”
December 12, 2025
A do të paguanit 800 euro për këto sandale?
December 12, 2025
Mbreti Charles III mbi luftën kundër kancerit: Falë diagnozës së hershme, numri i trajtimeve zvogëlohet
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkolla e muzikës në Rahovec tani e 11 vjet pa objekt adekuat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shkolla e muzikës në Rahovec tani e 11 vjet pa objekt adekuat
Ballina 1Lajme

Shkolla e muzikës në Rahovec tani e 11 vjet pa objekt adekuat

Kosova Times
Last updated: 2024/01/20 at 12:56 PM
Kosova Times Published January 20, 2024
Share
SHARE

Akil Hajda tani e tri vjet merr mësime për instrumentin frymor, flaut. Përzgjedhjen e këtij instrumenti e cilëson përmbushje të kënaqësisë së tij shpirtërore.

Derisa Akili zhvillon orën individuale në instrumentin e flautit, në dhomën tjetër të mësimit Era Rama me ushtrime përvetëson edhe më tutje luajtjen në violinë.

Por në mungesë të një objekti adekuat që nga themelimi i shkollës së muzikës “Faik Sylka” në Rahovec, tani e 11 vjet, mbajtja e orëve mësimore në instrumente njëherësh, tingujt të cilët dëgjohen nga instrumente të ndryshme pengojnë nxënësit në koncentrim të mirëfilltë të mësimit.

“Ka pas edhe zhurma prej instrumenteve të tjera edhe na ka penguar me mbajte mësimin”, tha për RTK Era Rama nxënëse në violinë.

“Po më pengon por mundohem të koncentrohem te melodia ime dhe të vazhdojë”, tha Akil Hajda nxënës në flaut.

Profesorët e instrumenteve muzikore vënë në dukje se vështirësitë janë nga më të ndryshmet, qoftë në përshtatjen e orarit apo zvogëlimin e minutazhit të orës mësimore.

“Shkalla e akustikës është e dobët edhe izolimi është shumë i dobët ku ne dëgjojmë gjithçka nga paralelja tjetër”, tha Taulant Rruci, profesor i violinës.

Kurse Emire Rifati profesoreshë e flautit, tha se instrumenti i baterive në fakt në ato ditë kur ka mësim është shumë e zhurmshme edhe mundohen që me pauza t’ia dalim disi të zhvillojnë mësimin në atë formë.

Por në vitin 2025 pritet të finalizohet ndërtimi i Qendrës Inovative Kulturore, pjesë e të cilës do të jetë edhe shkolla e muzikës në Rahovec.

“Është hapësirë vërtetë e vogël, ne punojmë me dy ndërrime duke i plotësuar kushtet që na duhen neve”, tha Naser Dula, drejtor i Shkollës së Muzikës “Faik Sylka” Rahovec.

Kurse Avni Morina drejtor i Arsimit në Rahovec theksoi për RTK se është një projekt që parashikohet të realizohet deri në vitin 2025.

“Vlera e këtij projekti është 3 milionë euro dhe për këtë projekt që e ka nisur komuna jonë mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës”, tha ai.

Në shkollën e muzikës “Faik Sylka” në Rahovec mësimin e instrumenteve muzikore në shkollimin e ulët e vijojnë rreth 200 nxënës.

You Might Also Like

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Kosova Times January 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Liderët e NATO-s: Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje të vazhdueshme

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
KDTP ia konfirmon Kurtit bashkëpunimin për mandatin e tretë
Pa kuorum në komisionin për AKI-në, Musliu thotë se mungojnë deputetët e njëjtë
Mitaj thotë se Italia është harruar dhe se fokusi është te Kroacia
RAST I tmerrshëm ne Berlin: Një grua hodhi nga kati i tretë vajzën e saj një vjeç e gjysmë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?