By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandal punësimesh në M-NAV: 14 maqedonas, vetëm 2 shqiptarë, reagon BDI
August 8, 2025
Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses
August 8, 2025
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A është Evropa gati për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A është Evropa gati për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë?
Ballina 2Rajon / Botë

A është Evropa gati për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë?

Kosova Times
Last updated: 2024/01/20 at 9:41 PM
Kosova Times Published January 20, 2024
Share
SHARE

Aleatët e Amerikës në Evropë po debatojnë se si të përgatiten nëse ish-presidenti Donald Trump merr një tjetër mandat. Ky diskutim bëhet ndërsa zoti Trump shënoi një fitore të thellë në zgjedhjet paraprake republikane në Ajova, duke çimentuar vendin e tij si kandidati kryesor aktual për të përballur me Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet paraprake në shtetin e Ajovas, shteti i parë që çeli garën brenda partive, për emërimin e kandidatit presidencial, duket se ishte një kambanë alarmi për aleatët evropianë të Amerikës.

I pyetur për mundësinë e rikthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai do të bashkëpunonte me këdo që zgjidhet në muajin nëntor.

“Ata ndajnë të njëjtat vlera si ne. Por është një demokraci që po kalon gjithashtu një krizë, prioriteti kryesor i së cilës është interesi i saj dhe së dyti, çështja kineze. Si evropianë, ne duhet të jemi të qartë për këtë. Kjo është arsyeja pse unë dua një Evropë më të fortë që mund të mbrohet dhe të mos varet nga të tjerët”, tha ai.

Presidentët Macron dhe Trump kishin një marrëdhënie të vështirë. Gjatë fushatës në shtetin e Ajovës këtë muaj, ish-presidenti Trump vuri në lojë zotin Macron duke imituar theksin francez të tij, ndërsa kujtonte diskutimet e tyre mbi tarifat tregtare.

Por shqetësimet e Evropës shkojnë përtej personalitetit të kandidatëve në ShBA. Ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon, Kievi ka nevojë urgjente për ndihmën ushtarake perëndimore.

Zoti Trump ka thënë se do të kërkonte një marrëveshje të menjëhershme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. Mbështetësit e tij republikanë në Kongres po bllokojnë rreth 50 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin. Aleatët e NATO-s janë të shqetësuar se ndihmat mund të ndalen plotësisht.

“ShBA-ja po paguan rreth gjysmën e shumës të ndihmave perëndimore. Por Uashingtoni ka një rol madhor, në mos më të madhin, kur bëhet fjalë për çështjet strategjike politike në Ukrainë. Pra humbja e ShBA-së në këtë aleancë, në kuptimin e të paturit të një presidenti që mund të jetë në të vërtetë kundër interesave të Ukrainës dhe interesave të Evropës, do të ishte një goditje e madhe”, thotë Fabrice Pothier, ish-drejtor për planifikimin e politikave të NATO-s.

Komisionari i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, tha këtë muaj se zoti Trump kishte deklaruar në vitin 2020 se “ShBA nuk do ta ndihmonte kurrë Evropën nëse sulmohej” dhe do të dilte nga NATO. Njerëz të afërt që punojnë me zotin Trump nuk i komentuan këto deklarata.

Ish-presidenti Trump shpesh kërkonte që aleatët e Amerikës në NATO të shpenzonin më shumë për mbrojtjen e tyre. Shumë evropianë duket se e kanë marrë seriozisht këtë mesazh.

“Ne kemi nevojë për një NATO më evropiane. Unë mendoj se amerikanët nuk do të na lënë të vetëm, por është gjithmonë e dobishme të jemi të përgatitur në situatën ku duhet të marrim më shumë përgjegjësi për mbrojtjen tonë. Dhe unë mendoj se amerikanët kanë të drejtë për këtë,” thotë Alexander Stubb, kandidat për president në Finlandë..

Evropa po investon më shumë në mbrojtje, duke përfshirë rritjen e prodhimit të municioneve dhe armëve për Ukrainën. Por zëvendësimi i rolit qendror që ShBA-ja ka marrë në Ukrainë nën Presidentin Biden do të kërkonte kohë, diçka që Kievi nuk e ka.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times January 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani e Jashari diskutojnë për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Kosova Times Kosova Times November 8, 2022
Gërvalla: Një BE më e fortë, përgjigje për sfidat e së ardhmes
“Kush luajti në të vërtetë lojën në Bruksel”: Çfarë shkruajnë mediat botërore për takimin Vuçiq-Kurti?
Komisioni për Integrim Evropian miraton tri projektligje për ushtrinë
Trepça dhe Prishtina takohen në finalen – të gjitha fituesit e Kupës së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?