By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
June 12, 2025
Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion
June 12, 2025
Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor
June 12, 2025
Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri
June 12, 2025
Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Berisha: Kosova nuk do të mund të preket më asnjëherë nga Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Berisha: Kosova nuk do të mund të preket më asnjëherë nga Serbia
Ballina 1Lajme

Berisha: Kosova nuk do të mund të preket më asnjëherë nga Serbia

Kosova Times
Last updated: 2024/01/21 at 1:35 PM
Kosova Times Published January 21, 2024
Share
SHARE

Kosova nuk do të mund të preket më asnjëherë nga Serbia. Serbia nuk mund të nënçmojë më ekzistencën e shtetit të Kosovës. Kështu thotë Elmi Berisha, kryetar i organizatës shqiptare “Vatra”, në Amerikë, i cili thotë se po i përcjellin me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit dhe kërcënimet e ndryshme të Serbisë.

Elmi Berisha ka qenë përfaqësues special i Kosovës në Zyrën e senatorit amerikan Bob Dole në Ushaington, i emëruar nga presidenti Rugova. Në shënimin e 18 vjetorit të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, Berisha e cilëson atë si lider vizionar dhe një ndër figurat më të ndritura të kombit.

Presidenti Ibrahim Rugova kujtohet edhe nga shqiptarët në mërgatë, në veçanti nga ata në ShBA. Në 18 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ish përfaqësuesi i tij në Zyrën e senatorit Bob Dole, Elmi Berisha, thotë se Ibrahim Rugova ka qenë ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar.

“Figura e presidentit Rugova është ndër më të ndritshmet në historinë tonë, duke filluar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e shenjta Nënë Terezë e deri te familja Jashari dhe gjithë gjaku i derdhur shqiptar për lirinë e Kosovës dhe popullit tonë. Prandaj figura më e rëndësishme e shtetndërtimit dhe krijimit të një simpatie nga bashkësia ndërkombëtare, kryesisht nga ShBA, si rolin kyç, rolin kryesor e ka pasur presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova”, thotë Berisha.

Ai thotë se vizioni i presidentit për pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit është realizuar kryesisht, edhe pse duhet të punohet në vazhdimësi.

Në ShBA këtë vit do të ketë zgjedhje presidenciale dhe fal një përvoje tashmë të gjatë, shqiptaro amerikanët do të jenë afër me institucione të rëndësishme amerikane, të cilat nuk do të ndryshojnë asnjëherë qasje për Kosovën dhe për shqiptarët, thotë Berisha, në një intervistë për Radio Kosovën.

Elmi Berisha tani drejton organizatën shqiptare “Vatra”, si shqiptari I parë nga Kosova që është zgjedhur në krye të kësaj organizate. Vatra dhe shqiptaro amerikanët po përcjellin me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia. z. Berisha thekson se Kosova është e paprekur nga Serbia

“E theksoj se në baza ditore ne jemi në bashkëpunim me miq tanë në Uashingtonin zyrtar, në nivele të ndryshme, të seksioneve të ndryshme. Po. Ne po e përcjellim me vëmendje të shtuar, sepse të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në muajt e fundit janë shumë serioze. Por, dua të lë këtë fillimvit me optimizëm tek shqiptarët e Kosovës, se Kosova është e paprekur nga Serbia, edhe pse do të ketë tendenca që të krijojë huti e amulli në proces, apo edhe të tentojë të krijojë disa benificione që janë të pakuptueshme edhe për ta. Serbia thjeshtë do të tentojë të bëjë një shkëputje në veri të Kosovës. Por, unë besoj, mendoj dhe e di që ajo nuk do të ndodhë”, thotë Elmi Berisha.

Megjithatë ai thotë se populli I Kosovës duhet të punojë e të jetë i përgatitur gjithmonë. Por, rithekson se Serbia nuk ka gjasa ta nënçmojë më ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Ne gjithmonë duhet të jemi të përgatitur, siç edhe jemi dhe po punojmë çdo ditë që të jem në këtë nivel. Nuk besoj që Serbia ka shanse tash e tutje të na nënçmojë, sepse ne shumë shpejt po përgatitemi t’i dalim zot vetës dhe kemi miq tanë që nuk na lënë asnjëherë vetëm, e këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Elmi Berisha paralajmëron hartimin e një platforme të përbashkët kombëtare që do të mbante shqiptarët bashkë, për çështje madhore, duke analizuar pozitën aktuale të shqiptarëve, ku do të jenë nesër dhe pas një periudhe më afatgjatë. Ky ka qenë edhe vizion i presidenti Rugova, thotë Elmi Berisha, ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Ibrahim Rugova.

You Might Also Like

U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit

Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion

Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor

Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri

Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim ambasadorin e Francës

Kosova Times January 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Veprimtari dhe humanisti Xhafer Sejdiu nderohet me titullin Ambasador i Paqes në Zvicër

Kosova Times Kosova Times October 19, 2022
Rama: Në më pak se një javë, adoptohen 30 qen endacakë
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shtetet e Bashkuara
Murati e Vickers biseduan për mundësitë e investimeve në Kosovë
11 trupa të gjetur në një varkë të bllokuar në Karaibe lindore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?