By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe vrasësit e mitur janë viktima
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Edhe vrasësit e mitur janë viktima
Opinion

Edhe vrasësit e mitur janë viktima

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 4:56 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Duke i lexuar e dëgjuar disa piskamë njerëzish, të cilët kërkojnë varje publike për të miturit kriminelë, logjikshëm vijmë në përfundim pse kemi kaq shumë të mitur e të rinj kriminelë në shoqërinë tonë. Janë pikërisht këto thirrje, të cilat dëshmojnë se kush qëndron prapa të miturve kriminelë.

Jo më pak se një profesor nga Parisi, Nezir Kraki, kërkon ligj mesjetar për të miturit tanë. Kërkon varje publike të fëmijëve të edukuar keq, të edukuar keq nga prind të papërgjegjshëm e nga shkolla sa për të thënë. Si ta quajmë këtë derëzi, i cili jeton në Paris e vendit tonë i propozon ligje antinjerëzore?

Kemi edhe të tjerë profesorë e “intelektualë” brenda Kosovës, të cilët po ashtu kërkojnë vdekjen për të mitur, por këta, duke e ditur që iu mungon kontakti me mendësinë europiane, po i amnistoj nga krahasimet.

Kthejeni pllakën për së mbari!

Ata dy të mitur që vranë një 18 vjeçar në Podujevë, janë produkt i shoqërisë dhe i familjes. Ata dy të mitur vetëm duart i kishin të vetat kur goditën për vdekje Luzimin e ndjerë. Bindjet, edukimin, modelin, trurin, kanunin, shkollën dhe gjithçka tjetër i kishin të kësaj shoqërie patriarkale.

Praktikat evropiane thonë: kur të miturit bëjnë vepra kaq makabre, atëherë për rreth 60 për qind të këtyre veprave përgjegjëse është shoqëria dhe familja. Në Evropë, sa herë ndodhin gjëra të tilla, në të gjitha familjet hapen debate me fëmijët dhe bisedohet me ta për secilin detaj. Po ashtu, në të gjitha shkollat mbahen ligjërata speciale rreth këtyre temave, duke i trajtuar dhe duke nxjerrë mësime për të miturit dhe adoleshentët. SA dhe SI bëhen debate te ne për ngjarje të tilla?

Çka do të thotë kur:

– Një shoqëri e armatosur, e cila feston duke shkrepur armët, si në dasmë, ashtu edhe në darka shoqërore, a është shoqëri në ecje prapthi?

– Një shoqëri, shkollat e të cilës i dominon gangsterllëku, nepotizmi dhe sharlatanizmi edukativ dhe arsimor, a është shoqëri në ecje prapthi?

-Një shtet, i cili nuk vë dorë mbi shkollat, duke i reformuar ato e duke i nxjerrë nga kanunizimi tradicional, a është shtet në ecje prapthi?

Prandaj, për të evituar anomali të këtyre përmasave që ndodhin në Kosovë, puna e parë është që të shihet saktë ku fshihet shkaku dhe shkasi i veprave të tilla. Dënimet që pasojnë nga gjykatat, ndëshkojnë, por nuk evitojnë ngjarje të tilla. Në anën tjetër, masat edukative dhe arsimore, të cilat duhet t’i ndërmerr familja dhe shteti, ato japin efekte parandaluese.

Për shembull, ministria e arsimit do duhej t’i alarmonte shkollat për të mbajtur ligjërime speciale për këtë rast. Mbase do duhej të jepte udhëzime me shkrim se çka dhe si të flitej me adoleshentët dhe të miturit për këtë tragjedi, sepse vetëm ligjërimet me takt pedagogjik mund të arrijnë qëllimin e dëshiruar.

Nuk duhet harruar, për çdo krim që kryejnë të miturit, aq sa janë përgjegjës kryesit e veprave të tilla, aq janë familja dhe shoqëria përgjegjës – pos në raste patologjike.

Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve nuk është punë e lehtë, siç është puna e gjykatave kur dënojnë kriminelët.

You Might Also Like

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ministri izraelit e quan skandaloz vendimin e prokurorit të GjNP-së

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Takohen Malaj dhe Orav: Dialogu mes Kosovës e Serbisë të vazhdojë pa vonesa
Mijëra evakuohen teksa zjarret kërcënojnë Athinën
Incidenti që la pasigurinë prapa
Gjermania: Kemi nevojë për një KFOR të aftë për zbutje të situatës në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?