By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfiskohen rreth 18 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Vermicë
June 10, 2025
Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!
June 10, 2025
Mbyllet për qarkullim një segment në autostradën `Ibrahim Rugova`
June 10, 2025
Në Bruksel po zhvillohet një takim trepalësh
June 10, 2025
Të ardhurat nga turizmi arrijnë rekord 874 milionë euro, në 3-mujorin e parë
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arabia Saudite: S’ka normalizim të raporteve me Izraelin pa një rrugë drejt një shteti palestinez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Arabia Saudite: S’ka normalizim të raporteve me Izraelin pa një rrugë drejt një shteti palestinez
Ballina 2Rajon / Botë

Arabia Saudite: S’ka normalizim të raporteve me Izraelin pa një rrugë drejt një shteti palestinez

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 5:14 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Kryediplomati i Arabisë Saudite tha se mbretëria nuk do të normalizojë raportet me Izraelin apo të ndihmojë në rindërtimin e Gazës nëse nuk do të ketë një rrugë të besueshme drejt një shteti palestinez – një kërkesë që është refuzuar nga Qeveria izraelite. Kështu deklaroi princi Faisal bin Farhan gjatë një interviste për transmetuesin amerikan, CNN.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar shtetësinë palestineze dhe ka paraqitur planet për Gazën pasi të mbarojë lufta me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Mosmarrëveshjet rreth të ardhmes së Gazës, e ka vendosur Izraelin kundër aleates kryesore, ShBA-së, por edhe kundër shumicës së komunitetit ndërkombëtar. Këto mosmarrëveshje paraqesin një pengesë të madhe për çfarëdo plani për qeverisjen apo rindërtimin pasi të përfundojë lufta të enklavës që është shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve.

Para sulmit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën, ShBA-ja kishte tentuar të ndërmjetësonte një marrëveshje historike, sipas së cilës, Arabia Saudite do të normalizonte raportet me Izraelin, në këmbim të garancive të sigurisë nga ShBA-ja, ndihmës për krijimin e një programi civil bërthamor dhe përparimin drejt zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez.

Në shtator, Netanyahu tha se Izraeli ishte në “prag” të arritjes së një marrëveshjeje të tillë.

Gjatë intervistës për CNN-in, kryediplomati saudit u pyet se “a po thoni se nëse nuk ka një rrugë të besueshme dhe të pakthyeshme drejt një shteti palestinez, nuk do të ketë normalizim të raporteve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit?”, princi Faisal tha se “kjo është mënyra e vetme që ne do të kemi përftim, prandaj po”.

Princi Faisal tha po ashtu se shteti i tij nuk do të kontribuojë në rindërtimin e Gazës të shkatërruar nga ofensiva izraelite, nëse nuk do të ketë një rrugë drejt një zgjidhjeje.

Palestinezët kërkojnë që shteti i tyre i ardhshëm të përfshijë Gazën, Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli dhe lindjen e aneksuar të Jerusalemit, territore që Izraeli i mori në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Izraeli e sheh Jerusalemin si kryeqytet të tij dhe Bregun Perëndimor si tokë historike dhe biblike të popullit hebre. Në këto territore, Izraeli ka ndërtuar vendbanime ku jetojnë qindra mijëra kolonë hebrenj. Rundet e fundit të bisedimeve për paqe u prishën 15 vjet më parë.

Gjatë një takimi lidhur me luftën, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se krijimi i një shteti palestinez ishte mënyra e vetme për të arritur paqen dhe shprehën shqetësimin e tyre lidhur me refuzimin e kësaj ideje nga Netanyahu.

Lufta aktuale mes Izraelit dhe Hamasit – që është e pesta dhe deri më tani më vdekjeprurësja – nisi pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke marrë peng afër 250 të tjerë.

Gjatë ofensivës izraelite janë vrarë të paktën 25.295 palestinezë në Gazë dhe janë plagosur mbi 60.000 të tjetër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se afër dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat

18 të vdekur në sulmet izraelite në Gaza. Ata u vranë pranë një qendre ndihme humanitare

Incidentet Rritet numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në një shkollë austriake

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Spanjollët votojnë në zgjedhjet që mund ta sjellin të djathtën në pushtet

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë
Biden: Kosova dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm
Kryqi i Kuq thotë se 22 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi afër zyrës në Gazë
Kjo është logoja për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?