By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Prodhimet vendore nuk paguajnë mundin e fermerëve
July 20, 2025
Vazhdon aksioni i KRU `Prishtina` kundër lidhjeve ilegale të ujit
July 20, 2025
Limaj këmbëngul për kryeparlamentar, LVV nuk ia jep, vazhdon ngërçi politik
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rezultat shumë i ngushtë për të shpallur fituesin e zgjedhjeve në Suedi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rezultat shumë i ngushtë për të shpallur fituesin e zgjedhjeve në Suedi
Ballina 2Rajon / Botë

Rezultat shumë i ngushtë për të shpallur fituesin e zgjedhjeve në Suedi

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 12:32 PM
Kosova Times Published September 12, 2022
Share
SHARE

Rezultati i zgjedhjeve në Suedi ka qenë shumë i ngushtë për të shpallur rezultatin, ka thënë kryeministrja e këtij shteti, Magdalena Andersson.

Në sondazhe fillimisht është parashikuar fitorja e koalicionit të krahut të majtë – që është në pushtet – mirëpo rezultatet më vonë kanë sugjeruar se mund të fitojë blloku i krahut të djathtë.

Imigrimi dhe veprat kriminale kanë qenë dy çështje kyçe të fushatës.

Partia e ekstremit të djathtë, Demokratët e Suedisë, synon të bëhet partia e dytë më e madhe në shtet.

E krijuar nga një lëvizje neo-naziste në fund të viteve 1980, partia kundër migrimit, Demokratët e Suedisë, ka hyrë në Parlament me 5.7 për qind të votave më 2010, duke u rritur më pas në 17.5 për qind më 2018.

Kësaj here synon të fitojë më shumë se 20 për qind.

Megjithatë, lideri i saj, Jimmie Akesson, nuk pritet të bëhet kryeministër edhe nëse blloku i krahut të djathtë fiton numrin më të madh të ulëseve.

Lideri i Demokratëve të Suedisë, Jimmie Akesson
Lideri i Demokratëve të Suedisë, Jimmie Akesson

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson pritet të marrë atë pozitë, nëse Demokratët e Suedisë bëhen pjesë e qeverisë së tij.

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson.
Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson.

Procesi i numërimit të të gjitha votave mund të zgjasë deri të mërkurën.

Demokratët Socialë të Anderssonit kanë qeverisur Suedinë prej vitit 2014 dhe kanë dominuar skenën politike prej viteve 1930.

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.

Dalja në këto zgjedhje besohet se ka qenë e lartë, pasi mbi 80 për qind e popullsisë – 7.8 milionë banorë me të drejtë vote – besohet se kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Fushata zgjedhore është dominuar nga rritja e numrit të të shtënave nga bandat, çështjet e imigrimit dhe rritja e çmimeve të rrymës.

Ndonëse dhuna fillimisht është bllokuar në disa lokacione, më vonë është zgjeruar në hapësira publike sikurse parqe dhe qendra tregtare, duke rritur shqetësimet mes banorëve suedezë, pasi shteti i tyre njihet si vend i sigurt dhe paqësor.

You Might Also Like

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

Kosova Times September 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi takon Sorensenin, nesër pritet edhe Petkoviq në Bruksel

Kosova Times Kosova Times June 2, 2025
Hoti: Komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent
35 vjet nga nisma e pajtimit të gjaqeve në krye me Anton Çettën
Policia Rrugore bën bilancin: 61 drejtues mjetesh të arrestuar, 168 leje drejtimi të pezulluara
Qielli mbi aeroportet e Moskës u mbyll për shkak të dronëve ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?