By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan
June 5, 2023
Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi
June 5, 2023
Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë
June 5, 2023
Kryeministri britanik: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë dëbuar 1800 shqiptarë
June 5, 2023
Në Transbaikalia, kandidati i vetë emëruar mundi Rusinë e Bashkuar, duke fituar 72%
June 5, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Transparenca dhe llogaridhënia parakushte për funksionimin e demokracisë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Transparenca dhe llogaridhënia parakushte për funksionimin e demokracisë
Ballina 1Lajme

Konjufca: Transparenca dhe llogaridhënia parakushte për funksionimin e demokracisë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/15 at 2:06 PM
Kosova Times Published September 15, 2022
Share
SHARE

Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare dhe përkujdesjen e kryetarit Glauk Konjufca, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me një varg aktivitetesh shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në ceremoninë e hapjes, mori pjesë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, drejtorja e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, përfaqësues të organizatave të tjera partnere, përfaqësues të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të tjerë të aktiviteteve të parapara.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fjalën e tij të rastit theksoi se me anë të shënimit të kësaj dite synohet të vihen në pah arritjet shoqërore dhe vlerat e demokracisë në sistemet e qeverisjes demokratike, dhe se, siç tha ai, Kuvendi si institucion ka dëshmuar përkushtimin e vet për gjithëpërfshirje, zgjerim të hapësirës dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët.

“Kuvendi i Kosovës, ngjashëm sikurse viteve të tjera, në këtë ditë organizon aktivitete që kanë për qëllim hapjen e Kuvendit për të gjithë qytetarët, ata të cilët e bëjnë të mundur jetësimin e zgjedhjeve dhe qeverisjen demokratike”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se nëpërmjet këtij aktiviteti Kuvendi synon ta rris transparencën dhe ta fuqizojë llogaridhënien në shërbim të qytetarëve.

“Kuvendi synon që ta bëjë promovimin e demokracisë, ta hap dhe ta bëjë sa më transparent këtë institucion. Transparenca dhe llogaridhënia janë parakushtet kryesore për funksionimin e demokracisë. Po ashtu, synojmë që t’i bëjmë sa më llogaridhënëse institucionet publike”, tha ndër tjera kryetari Konjufca.

Të pranishmëve iu adresua edhe drejtorja e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg, e cila duke uruar për Ditën e Demokracisë, tha se ndjehet krenare për punën e përbashkët dhe për arritjet që Kosova ka shënuar ndër vite.

“Jam krenare për punën që ShBA-të kanë bërë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë së Kosovës, si dhe për arritjet që Kosova ka shënuar në ndërtimin e një demokracie sa më të fuqishme përgjatë njëzet viteve”, theksoi Soderberg.

Po ashtu, edhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, në fjalën e saj theksoi se Dita e Demokracisë shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për Kosovën, duke e vënë fokusin e saj te funksionimi i lirë i medias dhe tek objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ne duam të theksojmë rëndësinë e një medie të lirë e plurale për të luftuar lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes. Pastaj, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm kanë për qëllim të mos e lënë askënd prapa”, theksoi Spence.

Shënimi i Ditës së Demokracisë, vazhdoi me panairin e shoqërisë civile, pastaj me garën e lojës së shahut nga personat e verbër, për t’u përfunduar edhe me aktivitete tjera që afirmojnë demokracinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan

Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë

Kryeministri britanik: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë dëbuar 1800 shqiptarë

Edhe Qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, kur të ketë kushte

Kosova Times September 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Scholzi e Macroni e bënë të qartë se pa e njohur Kosovën s’ka integrime as për fqinjtë”

Kosova Times Kosova Times February 25, 2023
Inteligjenca britanike: minimi i hekurudhës në Krime bllokoi dërgimin e “Calibrit” në Flotën e Detit të Zi
Ushtria ruse filloi të tërhiqej nga Bakhmut
Dramë në kryeqytet, triumfon Sigal Prishtina
Pozita e opozita përplasen për situatën në veri të vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?