By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çeke
June 6, 2023
Britania: Kina ka mbyllur stacionet jozyrtare policore
June 6, 2023
Tentoi ti ikë Policisë së Kosovës duke transportuar mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet
June 6, 2023
Vuçiq: Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj
June 6, 2023
Finlanda dëbon diplomatë rusë
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci bën thirrje sërish për nisjen e mësimit: Do të jemi pranë mësimdhënësve për çdo vështirësi
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci bën thirrje sërish për nisjen e mësimit: Do të jemi pranë mësimdhënësve për çdo vështirësi
Ballina 1Lajme

Nagavci bën thirrje sërish për nisjen e mësimit: Do të jemi pranë mësimdhënësve për çdo vështirësi

Kosova Times
Last updated: 2022/09/18 at 6:22 PM
Kosova Times Published September 18, 2022
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka ripërsëritur kërkesën ndaj mësimdhënësve për të filluar mësimin në shkolla, duke deklaruar se Qeveria do t’ju qëndrojë gjithmonë pranë mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit për të tejkaluar çdo vështirësi.
Ministrja Nagavci ka deklaruar se me Projektligjin e ri për Paga, punonjësit e arsimit për here të pare do të trajtohen dinjitetshëm me Ligj dhe do të kenë koeficientin më të lartë se që e kanë pasur ndonjëherë.

“Në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Tutje, ajo ka thënë se Projektligji i ri për Paga është në dëgjim publik dhe do të ofrojë shumë më shumë se ajo me të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në Ligjin e fundit.

“Projektligji për pagat në sektorin publik tashmë është në dëgjim publik. Ky Projektligj ofron shumë më shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

Me Projekligjin e ri për Paga punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm me ligj dhe do të kenë koeficientin më të lartë se që e kanë pasur ndonjëherë.

Në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj.

Pra, punëtorët e arsimit jo vetëm që janë trajtuar dinjitetshëm, por edhe është përmirësuar pozicionimi i atyre që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar. Nuk ka më lënie anash të mësuesve klasorë 1-5 dhe pagë më e ulët për ta, sikur edhe për sekretarët, bibliotekistët, psikologët e pedagogët në shkolla, të cilët ishin trajtuar në mënyrë jo të mirë në ligjin e fundit.

Projektligji për pagat në sektorin publik tashmë është në dëgjim publik. Ky Projektligj ofron shumë më shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit.

Ftoj të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të fillojnë mësimin dhe ndërkohë të japin edhe kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat.

Do të jemi gjithmonë pranë mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit për të tejkaluar çdo vështirësi dhe së bashku të kujdesemi që fëmijëve tanë t’ju ofrojmë arsimim cilësor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ministrja e Jashtme e Kosovës vizitoi Republikën Çeke

Tentoi ti ikë Policisë së Kosovës duke transportuar mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet

Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe

Escobar: Qëndrojmë me popullin e Kosovës, por jo me individin që nuk ka instinkt bashkëpunimi

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Australisë

Kosova Times September 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjermanët i veshin banesat për ta kursyer rrymën

Kosova Times Kosova Times November 19, 2022
Biden tenton t’i ulë shqetësimet pas rrjedhjes së dokumenteve amerikane
Serbia nën presionin rus: “Mos shkoni në konferenca ndërkombëtare pa ne”
KGjK kërkoi nga kryetarët e gjykatave që të ofrojnë mbështetje maksimale për menaxhimin e çështjeve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Koreja e Veriut teston dy raketa balistike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?