By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 nëntor 2025
November 14, 2025
Vajza u sëmur në koncertin e Lady Gaga-s: këngëtarja ndaloi menjëherë performancën
November 13, 2025
Jakshiq: Nga katër karriget diplomatike të Serbisë, tre janë tronditur rëndë
November 13, 2025
“Nuk jemi Gjermania, fiksojeni këtë”, Sylvinho entuziast: Festojmë dhe mendojnë për Play Off, mund të shkojmë në Botëror
November 13, 2025
Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell mbledh në Nju Jork liderët e Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell mbledh në Nju Jork liderët e Ballkanit Perëndimor
Ballina 1Lajme

Borrell mbledh në Nju Jork liderët e Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 4:17 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 20 shtator liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Nju Jork.

Këtë takim e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda BE-së në Bruksel, të cilat kanë thënë se “tashmë është bërë traditë që në javën e shtatorit kur në Nju Jork zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të mbledh në takim të tillë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Këto burime kanë thënë se nuk e dinë cili shtet do të përfaqësohet në cilin nivel, por janë shprehur të bindur se të gjitha shtetet do të marrin pjesë.

Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Burimet kanë thënë po ashtu se aty do të diskutohet për situatën globale, e ndryshuar në mënyrë dramatike pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pikërisht lufta në Ukrainë është përmendur disa herë si një prej arsyeve shtesë që problemet e mbetura në këtë rajon duhet të zgjidhen sa më parë, në mënyrë që të parandalohet rritja e tensioneve.

Ka një varg zhvillimesh që pritet të ndodhin në javët dhe muajt në vijim në raportet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, mes tyre edhe një samit që pritet të zhvillohet në fillim të tetorit në Pragë. Aty për herë do të diskutohet për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane, një format ku do të ishin vendet e BE-së dhe vendet tjera evropiane që nuk janë anëtare formale të bllokut.

Për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën që të vazhdohet bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pritet të flitet edhe në një takim trans-atlantik në nivel të ministrave të Jashtëm, të cilin takim do ta organizojë Sekretari amerikan i Shtetit, Athony Blinken. Në këtë takim do të marr pjesë edhe Borrell.

BE-ja dhe ShBA-ja janë zotuar se do të bashkëpunojnë në të ardhmen në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimorë dhe për të zgjidhur problemet që kanë mbetur.

You Might Also Like

Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave

Seanca për spiunazh, u shty për 20 nëntor

AAK: Zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme, zgjedhjet e jashtëzakonshme

Osmani: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Si të gjeni parkimin më të lirë pranë aeroportit? Tashmë nga 7 ditë për 28 €!

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Aleanca Shqiptare për Graçanicën nis fushatën nën sloganin ‘Krejt me dalë’
Putini kërcënon me përdorim të armëve më të avancuara, si të ShBA-së
5 vjet më parë, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Meduza tregon se si reaguan “elitat ruse” ndaj asaj lufte – dhe çfarë mendojnë ata për të tani
Horoskopi ditor për 15 Prillin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?