By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Berisha: Janë shkelur kriteret e zgjedhjeve
May 12, 2025
Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel
May 12, 2025
Ambasadori Hargreaves mbështet Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit
May 12, 2025
PDK e AAK konfirmojnë se do të shkojnë në takimin me presidenten Osmani
May 12, 2025
Vijon procesi i numërimit – PS drejt mandatit të katërt
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmi kibernetik, publikohen e-mailet e ish drejtorit të policisë, ndërhyn prokuroria
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sulmi kibernetik, publikohen e-mailet e ish drejtorit të policisë, ndërhyn prokuroria
Ballina 2Rajon / Botë

Sulmi kibernetik, publikohen e-mailet e ish drejtorit të policisë, ndërhyn prokuroria

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 10:17 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës ka vendosur ndalimin e çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, pasi ato hodhën në rrjet, në faqen “Homeland Justice”, shkëmbimet e postës elektronike të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare Gledis Nano, të cilat u rimorën më pas nga mediat shqiptare. Njoftimin për urdhrin e prokurorisë e bëri të ditur drejtoria e Përgjithshme e policisë.

Më 9 shtator, sistemet informatike të policisë shqiptare u bënë objekt i një sulmi të dytë kibernetik, pas atij të muajit korrik. Autoritetet, bën përgjegjës sërish Iranin, dhe njoftuan se nga sulmi ishte goditur sistemi TIMS, i cili regjistron hyrje daljet e personave dhe automjeteve nga Shqipëria. Por më pas u mësua se pjesë e goditjes kishin qenë dhe sisteme të tjera të policisë, e siç duket dhe shkëmbimet elektronike të drejtuesve të lartë të saj.

“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit”, shpjegon njoftimi i policisë, duke saktësuar se “Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi”. Njoftimi paralajmëron se “në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës”.

Gjatë ditës së hënë, një seri emalesh të ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nxorën në pah shkëmbime informacionesh mbi persona të kërkuar, mbi atentate të mundshme ndaj politikanëve, si në rastin e ish drejtuesit të opozitës shqiptare Lulzim Basha, apo kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si dhe komunikime të zotit Nano me partnerë të huaj, për çështje sensitive, të konsideruara sekrete.

Publikimi i tyre, tregoi se përkundrejt deklarimeve të autoriteteve, se të dhënat zyrtare nuk janë prekur, sulmi kibernetik duket se ka depërtuar në thellësi. Kryeministri Edi Rama deklaroi se “agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”.

Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash!

— Edi Rama (@ediramaal) September 11, 2022

Ndërkohë që në njoftimin e saj mbi vendimin e Prokurorisë, policia deklaroi se “publikimi i këtyre të dhënave cenon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare”.

You Might Also Like

AAK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në Kuvend

Radev bën thirrje për referendum të paligjshëm mbi euron dhe feston Ditën e Fitores Ruse

Turqi: PKK shpall shpërbërjen dhe fundin e luftës së armatosur

Trump dërgon Rubion në Turqi për bisedime joformale të NATO-s mbi Ukrainën dhe ndarjen e barrës

Kryetarja e Gjykatës Speciale në vizitë treditore në Kosovë

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

4 milionë euro për energjinë e pastër në Kosovë

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
‘Anibar’ publikon programin për edicionin që lufton patriarkatin
Ukrainasit përdorin mortaja të viteve ‘70 në betejën për Donbasin
Vlasyuk: 60% e pjesëve të huaja në armët ruse janë kineze
Roberts ia “rrëmbeu” burrin e saj , e më pas e provokoi publikisht: Por të gjithë e urrejne “gruan e pashme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?