- Ndjenja e nervozes kur një person përballet me situata të reja
- Ekspozimi në ambiente negative dhe stresuese
- Historiku i çrregullimeve të tilla në mesin e familjarëve
Në ShBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin
Associated Press
Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare, për të kuptuar nëse vuajnë nga ankthi, ka propozuar Task-forca për shërbime parandaluese në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është hera e parë që është rekomanduar diçka e tillë për të rriturit pa simptoma.
Propozimi është i hapur për diskutime publike deri më 17 tetor, mirëpo ky grup shpesh e ka të konfirmuar draft-udhëzimin.
Rekomandimet janë të bazuara në një hulumtim që ka nisur para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, i cili ka vënë në pah përfitimet dhe rreziqet nga kontrolle të tilla.
Duke marrë parasysh problemet në rritje të shëndetit mendor, të cilat janë të lidhura me izolimin dhe stresin e pandemisë, udhëzimet e reja kanë ardhur “në kohën e duhur”, ka thënë Lori Pbert, anëtare dhe bashkë-autore e dokumentit.
Pbert është hulumtuese për psikologji në Shkollën Mjekësore Chan, që funksionon në kuadër të Universitetit Masaçusets.
Task-forca ka thënë se të dhënat për përfitimet, duke përfshirë trajtimet efektive, tejkalojnë të gjitha rreziqet.
Çfarë është ankthi?
Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Mendor në ShBA, ankthi i zakonshëm është pjesë normale e jetës.
Shumë njerëz brengosen për shëndetin, problemet familjare apo situatën financiare.
Mirëpo problemet me ankth janë më të gjata dhe më të rënda sesa shqetësimi i përkohshëm.
Niveli i tillë i ankthit nuk largohet pa trajtim, dhe madje mund të përkeqësohet pas një kohe.
Simptomat mund të ndikojnë në përditshmërinë e një individi, sikurse në punë, shkollë dhe marrëdhëniet me komunitetin.
Ekzistojnë disa lloje të ankthit: sulme paniku, shqetësim nga turmat dhe fobi të ndryshme.
Disa faktorë që mund të çojnë në shqetësime të tilla janë:
Leave a comment