By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit
December 3, 2023
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Qeveria ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizneset janë duke vuajtur
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Qeveria ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizneset janë duke vuajtur
Ballina 1Lajme

Abdixhiku: Qeveria ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizneset janë duke vuajtur

Kosova Times
Last updated: 2022/09/29 at 8:08 PM
Kosova Times Published September 29, 2022
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga Podujeva ka nisur një fushatë në terren dhe një sërë ngjarjesh e takimesh për të biseduar me strukturat e partisë dhe qytetarët. Kryetari Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar aktivitetin “LDK ju dëgjon” në paraqitjet e tij të kaluara mediatike duke thënë se LDK-ja duhet të jetë shumë më afër qytetarëve, të dëgjojë problemet e nevojat e tyre, dhe të krijojë zgjidhje që do të zbatohen në programin e ri partiak të LDK-së. 

“LDK po ndryshon dhe po fillon një qasje të re në komunikim me qytetarët. Duhet të dëgjojmë, të flasim dhe të diskutojmë më shumë, anëtarët e partisë dhe qytetarët tanë duhet të jenë në gjendje të ndajnë shqetësimet dhe problemet e tyre, dhe ne si parti duhet të propozojmë zgjidhje. Programi i ri i LDK-së është duke u përgatitur nga 29 ekipe me ekspertizë në fusha të ndryshme, për të gjitha temat. Këto ngjarje si sot në Podujevë, do të na ndihmojnë neve si udhëheqësi që të kuptojmë më mirë nevojat, dhe të planifikojmë zgjidhje dhe projekte në program, që do të jetë platforma e zgjidhjes së problemeve që ka vendi ynë”- deklaroi Abdixhiku.

Ai kritikoi qeverinë se është krejtësisht e paaftë, dhe nuk po mundet që të përballet dhe t’iu përgjigjet problemeve të qytetarëve, ndërkohë që vendi është duke stagnuar në çdo fushë, ekonomi, arsim, shëndetësi, energji apo investime. Në vend që të japë zgjidhje, tha Abdixhiku, Qeveria Kurti po prodhon krizë, në vend të dialogut dhe efikasitetit po shohim kërcënime dhe mungesë të plotë të realizimit të projekteve.

“Kjo Qeveri tashmë ka dështuar. Në vetëm 18 muaj ata u treguan të paaftë për të menaxhuar vendin, e aq më pak për të përballuar krizën e rëndë. Kjo është një Qeveri që ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizenset janë duke vuajtur. Mbi të gjitha shohim arrogancë, sjellje jodemokratike dhe mosrespektim të debatit publik. Kurti po ikën nga problemet dhe largohet nga vendi në mes të një krize sepse nuk mund ta zgjidhë atë. Faktet janë fakte. Shëndeti është një katastrofë në vetvete, ekonomia është në rënie, me vetëm 9% shpenzimet kapitale të qeverisë janë në nivelin më të ulët ndonjëherë. Papunësia mbetet aty ku ishte 18 muaj më parë dhe për 18 muaj humbëm dhjetëra mijëra punëtorë. Për më tepër, ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk e kemi nisur procesin arsimor këtë vit. Kosova është i vetmi vend që ka pasur ndërprerje të energjisë gjatë verës për shkak se Qeveria nuk ka arritur të mirëmbajë me kohë kapacitetet prodhuese. Një dështim masiv”. – deklaroi Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja ka ofruar zgjidhje për shumicën e problemeve dhe i ka propozuar Qeverisë veprime konkrete për përballimin e krizës, rritjen e shpenzimeve publike, uljen e efekteve negative të inflacionit dhe përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë. Mirëpo, tha Abdixhiku, Qeveria është e shurdhër për këto masa konkrete dhe refuzon të marrë parasysh këshilla përderisa nuk mund të përfundojë një projekt të vetëm apo të zgjidhë ndonjë problem imediat.

“LDK asnjëherë nuk ka qenë vetëm kritikuese, por gjithmonë ka ofruar zgjidhje dhe plane konkrete për t’iu përgjigjur problemeve me të cilat ballafaqohet vendi. Kemi një plan 10 pikësh për t’iu përgjigjur krizës energjetike, një ligj të propozuar 10 muaj më parë për rritjen e shpenzimeve publike dhe mbështetjen e kompanive në punën e tyre, ligj për shëndetësinë për të përmirësuar situatën. Ne besojmë se si parti e përgjegjshme është detyra jonë të kontribuojmë dhe ndihmojmë qytetarët kur është e nevojshme, por edhe të ndihmojmë Qeverinë, e cila padyshim që nuk ka kapacitet për të menaxhuar vetë problemet. Natyrisht, si për çdo gjë tjetër, qeveria më parë zgjedh rrugën e dështimit se sa të pranojë këshilla. Ky nivel i ulët i kulturës politike të kësaj Qeverie po e vështirëson edhe më shumë ekonominë e Kosovës dhe qytetarëve”, ka konkluduar Abdixhiku.

LDK-ja në muajin e ardhshëm do të mbajë më shumë se 30 ngjarje, takime, debate dhe vizita në mbarë vendin. Ngjarja në Podujevë ishte e karakterit interaktiv ku publiku mund të drejtonte pyetje dhe t’i propozonte projekte dhe ide lidershipit të partisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit

Përfundon seanca e mbyllur ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës

Osmani takon presidentin e Emirateve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt-Murselit arrijnë në Gjykatë

Tentim vrasje në Prishtinë, policia konfiskon 5 gëzhoja

Kosova Times September 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?