Vetëm rreth 5 metra larg Urës së Ibrit në Mitrovicë, pamja e lumit dhe urës po rikrijohej mbi një pëlhurë nga të rinj shqiptarë e serbë. Me pjesëza letre të mbuluara me ngjyra e shkronja, të prera nga gazeta të vjetra kosovare dhe serbe, këta të rinj po punonin në një kolazh.
Kolazhi i Urës së Ibrit kishte bashkuar pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme etnike me një qëllim: “Duhet të jemi në paqe, të jemi më të lidhur… të jemi të bashkuar të gjithë”, shprehet Millica Jankoviq, studente e aktrimit nga Beogradi.

![Një grup i të rinjve duke punuar në një kolazh të urës](https://gdb.rferl.org/04210000-0aff-0242-c6a4-08daa234fd33_w1023_r0_s.jpg)
Krijimi i këtij kolazhi ishte njëri ndër aktivitetet e shumta që u zhvilluan të enjten në Mitrovicë, ku u mbajt për herë të parë Festivali i Kafesë me moton “Kojshi, hajde n’kafe”.
![Lazar, Stefan dhe Millica nga Beogradi në Festivalin e kafesë në Mitrovicë](https://gdb.rferl.org/04020000-0aff-0242-ff16-08daa22d75df_w1023_r0_s.jpg)
“Është hera e parë që po shoh diçka të tillë në qytet dhe kisha qejf t’i sjell pak fëmijët. Kam pasur qejf që ata të shoqërohen edhe me fëmijë nga komunitetet e tjera”, u shpreh Kujtime Pllana Azemi, mitrovicase që kishte ardhur me dy fëmijët e saj në festival.
![](https://kosovatimes.info/wp-content/uploads/2022/09/Kujtime-Pllana.jpg)
“Kam pasur kontakt [me pjesëtarë të komuniteteve të tjerë] edhe më herët. Mirëpo, meqë sot është festivali, kam parë që ka edhe pjesëmarrës nga vendet e tjera. Një vizitori nga Zvicra i pëlqeu shumë dhe madje tha se kjo ngjarje e ka zbukuruar vendin”, tha Voca.
Festivali i Kafesë nisi të enjten në orën 10:00 të mëngjesit, me aktivitete të ndryshme përgjatë 12 orëve vijuese.
Qëllimi i këtij festivali, sipas organizatorëve, ishte bashkimi i qytetarëve nga dy anët e qytetit afër Urës së Ibrit, që ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.
“Këto ngjarje janë të rëndësisë së veçantë sepse u mundësojnë njerëzve të jenë të lirë të njohin njëri-tjetrin, të njohin brengat e tyre, por dhe të përbashkëtat… Sepse kemi më shumë të përbashkëta sesa gjëra që na ndajnë”, u shpreh Afërdita Sylaj Shehu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës për Ndërtim të Komunitetit në Mitrovicë (CBM).

![Afërdita Sylaj Shehu (majtas), drejtoreshë ekzekutive e organizatës për Ndërtim të Komunitetit në Mitrovicë .](https://gdb.rferl.org/04210000-0aff-0242-5c55-08daa22d907e_w650_r0_s.jpg)
Menaxheri i projekteve në NSI, Marko Millenkoviq, bëri të ditur se ky festival ishte planifikuar fillimisht për vitin e kaluar, por ishte shtyrë shkaku i pandemisë COVID-19. Tani synohet që festivali të mbahet çdo vit.
“Në duam të dërgojmë një mesazh pozitiv të bashkëpunimit mes komuniteteve – mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe të tjerëve. Këtë vit po marrim shumë mësime, por do ta organizojmë edhe viteve të tjera”, tha Millenkoviq.
![Disa fëmijë duke luajtur në këndin e artit](https://gdb.rferl.org/04020000-0aff-0242-630f-08daa22d90bc_w650_r0_s.jpg)