By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri
June 9, 2023
Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve
June 9, 2023
Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës
June 9, 2023
Rashiti: Ndryshim radikal i qëndrimeve gjeopolitike të ShBA-së ndaj Kosovës dhe Serbisë
June 9, 2023
Premtimet zgjedhore në Mal të Zi: Prej turshive deri te banesat dhe rritja e pagave
June 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA i vendos sanksione të reja Rusisë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > ShBA i vendos sanksione të reja Rusisë
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA i vendos sanksione të reja Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/30 at 8:56 PM
Kosova Times Published September 30, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 30 shtator kanë vendosur sanksione të reja ndaj qindra individëve rusë, pasi presidenti, Vladimir Putin, nënshkroi “traktatet e pranimit” për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se në listë janë qindra anëtarë të legjislaturës ruse, drejtues të infrastrukturës financiare dhe ushtarake të vendit, dhe furnizues që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.

Departamenti i përshkroi sanksionet si “të shpejta dhe të rënda”, në përgjigje të “aneksimit të supozuar” të Putinit të rajoneve ukrainase: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Yanet Yellen, tha se po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse, “për të dobësuar edhe më tej kompleksin ushtarak-industrial tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e paligjshme”.

Njoftimi i Departamentit të Thesarit u koordinua me Departamentin e Tregtisë, i cili shtoi 57 kompani në listën e shkelësve të kontrollit të eksporteve.

Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi kufizime për viza për 910 persona, duke përfshirë anëtarë të ushtrisë ruse, zyrtarë ushtarakë bjellorusë dhe përfaqësues rusë që veprojnë në rajone ukrainase të kontrolluara nga Rusia.

Sanksione u vendosën edhe ndaj anëtarëve të familjes së kreut të Moskës dhe kufizime për viza ndaj shtetasit rus, Ochur-Suge Mongush, i cili akuzohet nga ShBA-ja për torturimin e një të burgosuri lufte ukrainas.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ShBA-ja e kundërshton “pa mëdyshje përpjekjen mashtruese të Rusisë për të ndryshuar kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”.

Ai tha se ShBA-ja bashkë me liderët tjerë të G7-s po japin paralajmërim të qartë se vendet do të japin llogari “për çdo individ, entitet ose vend që ofron mbështetje politike ose ekonomike në përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të ndryshuar statusin e territorit ukrainas”.

Sanksionet shtesë të shpallura më 30 shtator, pasojnë një varg sanksionesh të mëhershme të ShBA-së dhe Perëndimit, që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës, më 24 shkurt.

You Might Also Like

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Maqedonia e Veriut nivelon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

Premtimet zgjedhore në Mal të Zi: Prej turshive deri te banesat dhe rritja e pagave

Orban kundër rishikimit të rregullave të BE-së për migrantët dhe azilkërkuesit

Ministrat e Brendshëm të BE-së pajtohen për reforma më strikte rreth azilit

Kosova Times September 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden përkrah planin për trajnim të pilotëve ukrainas për aeroplanët luftarakë F-16

Kosova Times Kosova Times May 19, 2023
Negociata me KFOR-in edhe në Leposaviq
Rama i jep ‘Çelësin e Prishtinës’ Abazoviqit
Kurti: Regjistrimi i popullsisë, një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale
Lajçak paralajmëron bisedime dialogu Kosovë-Serbi javëve në vijim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?