By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas
June 6, 2023
Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët
June 6, 2023
Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
June 6, 2023
Shqipëria do ta ketë popullsinë më të vjetër në botë në vitin 2100
June 6, 2023
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për rrymë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ekonomi > Lajme > Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për rrymë
Ballina 1Lajme

Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për rrymë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 9:42 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Me 61 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar kërkesën e Qeverisë për të zgjatur masat emergjente për furnizim me energji edhe për një muaj.

Partitë opozitare bojkotuan votimin e kësaj mase të Qeverisë, pasi paraprakisht seanca ishte shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, për shkak se në të njëjtën kohë po mbaheshin mbledhjet e dy komisioneve parlamentare. Opozita ishte kundër shtyrjes së seancës, por kur rinisi seanca ata nuk morën pjesë në votimin për masat emergjente.

Ekzekutivi më herët ka thënë se zgjatja e masave emergjente bëhet për “normalizimin e plotë” të gjendjes me rrymë.

“Zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes së kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike”, thuhej në njoftimin e Qeverisë të marrë më 23 shtator.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se vendi do të përballet me një dimër të vështirë, për shkak të krizës së energjisë që ka mbërthyer Evropën – të shkaktuar nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës – dhe rritjes së çmimeve të importit të energjisë.

Në muajin gusht, kur Kosova u përball me reduktime të energjisë, Qeveria miratoi masat emergjente që përfshinin masa të kursimit të energjisë elektrike nga të gjitha institucione, ndalimin e përdorimit të rrymës për mihjen e kritpovalutave dhe mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT), që ky operator të ndërmarrë masat e duhura për të ofruar siguri të sistemit elektro-energjetik.

Ndërkaq më 20 shtator, ekzekutivi ndaloi eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit që përdoren si lëndë djegëse.

Autoritetet thonë se Kosova nuk mund të mbulojë kërkesën me rrymë gjatë dimrit me prodhimin e dy termocentraleve në Obiliq. Termocentralet Kosova A dhe B mund të prodhojnë rrymë deri në 800 megavat, por nevojat e konsumatorëve gjatë dimrit arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

You Might Also Like

Propozimi i Perëndimit “do ta nxirrte veriun nga kriza”

Osmani pas takimit me emisarët: Ndëshkimi i grupeve kriminale është rruga e vetme për stabilitet

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Edhe Qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Puna prej qindra miliona eurosh që nuk paguhet

Kosova Times Kosova Times October 28, 2022
ShBA e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat
Putin dislokon në Atlantik raketat hipersonike Zircon
Përralla mbi “Ballkanin e hapur” dhe “gjethja e fikut” e kryeministrit të Shqipërisë!
Banorët në veri: “Gjithçka është shkatërruar”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?