By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis funksionimin e plotë zyra e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Nis funksionimin e plotë zyra e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit
Ballina 1Lajme

Nis funksionimin e plotë zyra e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 9:26 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Të gjithë mallrat që kanë destinacion Kosovën, dhe kalojnë përmes Portit të Durrësit, tani mund të përmbyllin përfundimisht të gjithë procedurën e zhdoganimit në këtë port të Shqipërisë. Zyra e Doganës së Kosovës është në funksion të plotë që prej fillimit të këtij muaji.

Me këtë hap, porti i Durrësit, konsiderohet praktikisht si një port dhe i Kosovës, pasi sipërmarrjet që kanë aktivitet import-eksporti, nuk do të duhet të kryejnë procedura të dyfishta, si deri më tani, dhe nuk janë më të detyruara që t’i nënshtrohen një kontrolli dhe procedurave të tjera doganore, në pikat tokësore të kufirit mes dy vendeve.

Ministrja shqiptare e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila vizitoi të hënën portin e Durrësit, së bashku me homologun e saj nga Kosova, Hekuran Murati e vlerësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm për lehtësirat që i ofrohen bizneseve dhe reduktimin e burokracive.

“Janë rreth 1040 kompani të Kosovës të cilat përdorin portin e Durrësit dhe këto kapacitete çdo vit për të zhdoganuar mallrat e tyre dhe nga sot jo vetëm që do të kenë lehtësirat për të cilat dy qeveritë kanë rënë dakord mes njëra-tjetrës, për sa i përket problematikave të peshimit apo të plumbçosjes, apo edhe të heqjes së tarifave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për bizneset e Kosovës, por nga ana administrative dhe burokratike ka një lehtësi shumë më të madhe, e cila jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe kostot e zhdoganimit”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Ndërsa, sipas ministrit Murati, bizneseve që kalojnë nga porti i Durrësit u kursehen afro 2 milionë euro, ndërsa shtoi se këtij procesi i shton një vlerë të jashtëzakonshme edhe vendosja e kontrollit fitosanitar veterinar përmes Agjencisë Kosovare të Ushqimit që është vendosur në portin e Durrësit së bashku me zyrtarët e Doganës.

Të dy ministrat deklaruan se grupet e punës nga Shqipëria dhe Kosova, po punojnë për kryerjen e një analize për të finalizuar bashkimin doganor, një angazhim i kahershëm i dy qeverive, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim të votave

Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryediplomatët miratojnë deklaratën, riafirmohet mbështetja për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times July 13, 2025
Kandiq: Hap para në ndalimin e glorifikimit të kriminelëve të luftës
Zemërim në Kenia: Turisti poston videon e tij duke derdhur birrë në feçkën e një elefanti
Sulm masiv në Ukrainë: Të paktën 5 persona të vdekur
Hungaria dhe Sllovakia bllokuan 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?