By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja me ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja me ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja me ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 9:34 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë një bisede telefonike më 4 tetor i tha homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, se ShBA-ja do t’i japë Kievit një pako të re të ndihmës së sigurisë në vlerë prej 625 milionë dollarësh, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Kjo pako do të përfshijë më shumë sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë, të njohur si HIMARS, municione dhe makina të blinduara, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Biden “u zotua se do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, e cila po e mbron veten nga agresioni rus, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, u tha në njoftim.

Presidenti amerikan po ashtu ka përsëritur se ShBA-ja është e gatshme “të vendosë kosto të rënda ndaj çdo individi, entiteti apo shteti që jep mbështetje për aneksimin e supozuar nga Rusia”.

Shtëpia e Bardhë tha se në këtë bisedë telefonike mori pjesë edhe nënpresidentja amerikane, Kamala Harris.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha përmes një deklarate se ndihma ushtarake prej 625 milionë dollarësh është pakoja e 22-të që ShBA-ja i ka ofruar Ukrainës që nga gushti i vitit 2021. Këto armë janë marrë nga stoqet e ushtrisë amerikane. Qëkur Biden është zgjedhur president i ShBA-së, Uashingtoni i ka ofruar Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej më shumë se 17.5 miliardë dollarësh.

“Aftësitë që ne po dërgojnë janë të zgjedhura në mënyrë të kujdesshme, me qëllim që ato të bëjnë dallimin në fushëbetejë dhe të forcojnë pozicionin e Ukrainës në tavolinën e bisedimeve kur të jetë koha e duhur për bisedime”, tha Blinken.

Zelensky më herët gjatë 4 tetorit nënshkroi një dekret që zyrtarisht shpall që çdo bisedim midis Kievit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, do të jetë “i pamundur”.

Ky dekret zbatoi një vendim të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare të Ukrainës dhe formalizoi deklaratat e Zelenskyt, pasi Putin pretendoi se katër rajone të Ukrainës – që janë pjesërisht të pushtuara nga Moska – do të jenë pjesë e Rusisë. Kievi dhe Perëndimi i kanë quajtur këto pretendime të Rusisë si farsë.

“Ai [Putin] nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe sinqeriteti. Prandaj, ne jemi të gatshëm për dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, tha Zelensky më 30 shtator.

Në dekretin e nënshkruar nga Zelensky po ashtu thuhet se Ukraina do të përdorë mjetet ushtarake për të rimarrë kontrollin e territoreve që Rusia i ka pushtuar.

Ndërkaq, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë u përsërit pozicioni i Uashingtonit se kurrë nuk do të njohë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia.

Dekreti i Zelenskyt po ashtu vjen në ditën kur forcat e Kievit raportohet se kanë thyer mbrojtjen ruse në jug të Ukrainës dhe po kanë zgjeruar një ofensivë të shpejtë në lindje, duke marrë kontrollin e territoreve në zonat që Rusia pretendoi se i ka aneksuar.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Londra u dekorua per Ramazan: Rreth 30.000 llamba në rrugën më të famshme

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Publikohen pamjet e minutave të para pas goditjes ruse në Kramatorsk
Hajdari thotë se mbështet bizneset që fokusohen në prodhimin e gjelbër
Moska do të mbyllë sërish Sheshin e Kuq në natën e Vitit të Ri
Bujqit ulin prodhimin, s’kanë ku i shesin produktet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?