By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Shorti i “Euro 2024”: Shqipëria në “grupin e vdekjes”
December 2, 2023
Ministrja bullgare nuk ka dashur të ulet në të njëjtën tryezë me Lavrov
December 2, 2023
Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi
December 2, 2023
Harris skicon vizionin e ShBA-së për Gazën, pas konfliktit
December 2, 2023
Haxhiu zotohet para grave rome se do t’i adresoj kërkesat e tyre
December 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mosekzekutimi i pagave, Molliqaj: Duhet t’i përgjigjemi me rezistencë të organizuar
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Mosekzekutimi i pagave, Molliqaj: Duhet t’i përgjigjemi me rezistencë të organizuar
Ballina 1Lajme

Mosekzekutimi i pagave, Molliqaj: Duhet t’i përgjigjemi me rezistencë të organizuar

Kosova Times
Last updated: 2022/10/05 at 9:52 PM
Kosova Times Published October 5, 2022
Share
SHARE

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar pas mosekzekutimit të pagave për muajin shtator për mësimdhënësit të cilit ishin në grevën për arsim, duke thënë se, kryeministri Albin Kurti, nuk dëshiron që asnjë grup shoqëror dhe asnjë grup e kategori tjetër të ketë autonomi e artikulim të nevojave të saj.

Molliqaj po ashtu ka thënë se, me Kurtin dhe këtë qeveri nuk mund të ketë as dialog social e as mirëbesim në veprime.

“Ajo që mund të themi tash me qartësinë më të madhe është që kryeministri i Kosovës, qeveria e Kosovës, ministrat e saj përkatës, nuk e kishin betejën me kërkesat e drejta ose të padrejta të grevistëve, nuk e kishin interesin për kthimin e fëmijëve  në shkolla. Por ajo kërkesë e tyre e cila ishte për kthim në shkolla, në fakt ishte për nënshtrimin e mësimdhënësve. Këtu është e qartë që kryeministri nuk dëshiron asnjë grup shoqëror, asnjë grup e kategori tjetër të kësaj shoqërie të ketë autonomi e artikulim të nevojave të saj”, ka thënë kryetari i PSD-së.

“Por ne duhet të nxjerrim edhe një mësim tjetër, të gjithë ne, aktivistë, mësimdhënës, mjekë e kategori tjera shoqërore e profesione tjera, që me kryeministrin e Kosovës, me këtë qeveri nuk mund të ketë as dialog social e as mirëbesim në veprime”, ka thënë ndër tjerash ai.

“Pushteti na dëshmoi që luftën nuk e kishin me kërkesat e mësimdhënësve. Pushteti dëshironte nënshtrim të tyre vetëm pse guxuan të kundërshtojnë pushtetin me kërkesa të drejta e legjitime. Kësaj duhet t’i përgjigjemi me rezistencë të organizuar”, ka deklaruar Molliqaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haxhiu zotohet para grave rome se do t’i adresoj kërkesat e tyre

Krasniqi: Qeveria është kundër fjalës së lirë

Kurti nderojë dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi

Abdixhiku në familjen e Rugovës: Presidenti ka vetëm ditëlindje

Nesër marshohet në Tiranë, “Drejtësi për Liridonën”

Kosova Times October 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?