By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Fuqia gjysmë e butë. Kisha Ortodokse Ruse, “rusofilët” dhe aktivitetet e Kremlinit në Ballkan
September 23, 2023
Si i anashkalon Rusia sanksionet perëndimore
September 23, 2023
Papa Françesku: “Mesdheu është bërë një varrezë ku është varrosur dinjiteti njerëzor”
September 23, 2023
Në moshën 98-vjeçare: Vdiq ish-presidenti italian Giorgio Napolitano
September 23, 2023
Kurti takoi kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane në zgjedhjet federale të këtij viti
September 22, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja Osmani në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja Osmani në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian
Lajme

Presidentja Osmani në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian

Kosova Times
Last updated: 2022/10/05 at 5:33 PM
Kosova Times Published October 5, 2022
Share
SHARE

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Pragë ku do ta  përfaqësojë Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Ky takim inaugurues do të mbledhë krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë evropianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë. Gjatë takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të diskutojë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën do të bashkohen liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane.

Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti takoi kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane në zgjedhjet federale të këtij viti

Drejtori i MTS-së thotë se është zgjidhur çështja e lejes së punës e kompanisë në Kosovë

Osmani dhe kryeministri i Grënadës diskutojnë për bashkëpunimin bilateral

Kurti: Në dialog jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë obligime të reja

IKD: Viktimave të dhunës në familje u cenohet e drejta në kompensim

Kosova Times October 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Escobar: Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës

Kosova Times Kosova Times January 12, 2023
Rreth 100 gra punonin në serat e drogës në Berat
Në Johanesburg u hap samiti i BRICS, mungon Putin për shkak të kërcënimit të arrestimit
Ish-shefi i Nissan-it i kërkon kompanisë dëmshpërblim prej 1 miliard dollarësh
Një nxënës pësoi sulm në zemër pasi ka pirë një pije energjike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?