Një nxenes 16-vjeçar vrau një student me një plumb në kokë dhe plagosi tre të tjerë mëngjesin e së hënës, kur hapi zjarr në një shkollë Sapopemba në qytetin e Sao Paulos. Policia arrestoi sulmuesin.
Sulmi ka nisur në orën 7:30 të mëngjesit, tha policia dhe siç thuhet, nxenesi
“Duke qenë se nuk duronte dot më ngacmimet në shkollë, konkretisht homofobinë, vendosi të merrte armën e të atit”. Ai (djali) shtoi se nëna kishte bërë tashmë një ankesë për shkak të keqtrajtimit të pësuar nga djali i saj dhe presioni u rrit më tej kur ai vendosi të vishte rroba femrash”, tha avokati i djalit, raporton El Pais .
Qeveria e Sao Paulos njoftoi se tre nxenes u goditën nga të shtënat.
Prillin e kaluar, katër fëmijë nën moshën shtatë vjeç u vranë në një kopsht fëmijësh në Brazil. Kjo ngjarje pasoi më pak se një muaj pas vrasjes së një nxënësi në një shkollë.
Policia ka arrestuar më shumë se 200 adoleshentë për përhapjen e kërcënimeve.
Sipas një studimi të fundit nga Forumi Brazilian i Sigurisë Publike, ka pasur tetë ngjarje të ngjashme në Brazil këtë vit.
Sulmuesi përdori një armë zjarri, pavarësisht se marrja e një arme në Brazil është shumë më e ndërlikuar sesa në Shtetet e Bashkuara.