By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Radoiçiq shihet në funeralin e Stefan Nedeljkoviqit, i cili vdiq në Banjska
October 1, 2023
Per avokatin e Milan Radoiçiqit nuk ka arsye për lëvizje të procedurave!
October 1, 2023
Sveçla: Provat janë evidente, dënimi i Serbisë është i domosdoshëm
October 1, 2023
Seks skandali trondit Izraelin: Një palestineze e dënuar për terrorizëm flinte me disa gra roje burgu, qeveria miratoi një masë drastike
October 1, 2023
Këto janë sanksionet për Vuçiqin nëse vërtetohet se qeveria është e përfshirë në konfliktin në Banjskë
October 1, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bosnja mund të marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Bosnja mund të marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE
Rajon / Botë

Bosnja mund të marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Kosova Times
Last updated: 2022/10/11 at 5:13 PM
Kosova Times Published October 11, 2022
Share
SHARE

Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kusht statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, kanë treguar disa burime në Bruksel për Radion Evropa e Lirë.

Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të prezantojë më 12 tetor paketën e zgjerimit, bashkë me raportet veç e veç për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

Burimet brenda BE-së kanë konfirmuar se Komisioni Evropian do të dalë me rekomandimin që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mirëpo me disa kushte.

Këto kushte besohet se datojnë nga viti 2019, kur Komisioni Evropian ka prezantuar qëndrimet e veta lidhur me gatishmërinë e Bosnjës për të fituar këtë status.

Në raportin e Komisionit Evropian për këtë vit – sipas dokumentit që ka parë Radio Evropa e Lirë – Bosnja nuk ka shënuar përparim në fushat kyçe.

Vlerësime të ngjashme ndër vite janë konsideruar arsye pse komisionarët kanë qenë kundër dhënies së statusit të kandidatit për Bosnjën.

Paketa e zgjerimit duhet të miratohet nga Komisioni Evropian më 12 tetor, duke përfshirë presidentin dhe nën-presidentët e këtij institucioni.

Viteve të fundit, në BE nuk është diskutuar shumë që Bosnja të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Mirëpo kjo çështje është aktualizuar pasi Komisioni Evropian ka rekomanduar për Ukrainën statusin e vendit kandidat, duke u bazuar në “mirëkuptim” që ky shtet më pas të plotësojë kushtet e duhura.

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian, statusi kandidat i një shteti shqyrtohet dhe miratohet nga shtetet anëtare të BE-së, në nivel të qeverive.

Në rast se Bosnja e merr statusin e kandidatit, Kosova do të mbetet i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka kërkuar formalisht anëtarësim në BE, ndonëse blloku evropian përsërit se “Kosova ka perspektivë evropiane”.

You Might Also Like

Radoiçiq shihet në funeralin e Stefan Nedeljkoviqit, i cili vdiq në Banjska

Per avokatin e Milan Radoiçiqit nuk ka arsye për lëvizje të procedurave!

Seks skandali trondit Izraelin: Një palestineze e dënuar për terrorizëm flinte me disa gra roje burgu, qeveria miratoi një masë drastike

Këto janë sanksionet për Vuçiqin nëse vërtetohet se qeveria është e përfshirë në konfliktin në Banjskë

Vuçiç përgëzoi Robert Fitz, i cili mbron paqen në Ukrainë, për fitoren e tij në zgjedhjet në Sllovaki

Kosova Times October 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rasti në Pejë, OVL e UÇK: Pushtetarët kanë arritur të demonizojnë kategoritë e dala nga lufta

Kosova Times Kosova Times November 2, 2022
“Albin Zajednica”, PSD-ja me grafite për kryeministrin Kurti
Rusia nis sulme të reja ajrore me dronë në Ukrainë
Një moment kyç në luftë që mund të kthejë gjithçka: ukrainasit kaluan brigjet e Dnieper, Moska në një problem
Papa dënon luftën në Ukrainë, kërkon armëpushim dhe negociata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?