By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Gjykata e lartë e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian
June 5, 2023
Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan
June 5, 2023
Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi
June 5, 2023
Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë
June 5, 2023
Kryeministri britanik: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë dëbuar 1800 shqiptarë
June 5, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB: Haiti po përballet me katastrofë humanitare
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > OKB: Haiti po përballet me katastrofë humanitare
Rajon / Botë

OKB: Haiti po përballet me katastrofë humanitare

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 10:03 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Kombet e Bashkuara janë duke paralajmëruar që uria në një prej lagjeve më të mëdha të Haitit, është në nivele katastrofike dhe se dhuna e bandave është duke përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Rreth 20.000 banorë në rajonin Cite Soleil të kryeqytetit të Haitit, kanë shumë pak qasje në ushqim dhe mund të përballen me uri të skajshme, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Në gjithë Haitin është thënë se pesë milionë njerëz janë duke u përballur me kequshqyerje.

“Haiti po përballet me katastrofë humanitare”, ka thënë Jean-Martin Bauer, drejtor për Haitin në Programin e OKB-së për Ushqim.

“Situata me pasigurinë e ushqimit në Haiti është duke u përkeqësuar”, ka thënë ai.

Ky shtet – më i varfri në kontinentin amerikan – është duke u përballur me krizë të rëndë politike, ekonomike, shëndetësore dhe atë të sigurisë, çka ka ndikuar në paralizim të sistemit.

Bandat e fuqishme vazhdojnë të bllokojnë terminalin kryesor të naftës, duke rezultuar me mungesa në furnizim me ushqim dhe ujë të pijshëm.

Më herët gjatë kësaj jave, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë në këtë shtet janë regjistruar 16 vdekje nga kolera dhe janë konfirmuar 32 raste tjera.

Një zyrtar i OKB-së ka thënë se 100.000 fëmijë nën moshën pesëvjeçare, që kequshqehen, janë të cenueshëm ndaj kolerës.

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka kërkuar ndihmë të jashtme ushtarake për të ndihmuar në stabilizim të situatës.

Megjithatë ai është kritikuar nga disa banorë të vendit të tij, me arsyetimin se një thirrje e tillë përbën ndërhyrje të jashtme.

Haiti është një prej vendeve më të varfra në botë.

Ky vend së fundi është përballur me një mori krizash, por ndër më të mëdhatë ka qenë ajo e vrasjes së presidentit, Jovenel Moise, në korrik të vitit 2021.

Ndërkohë Haiti është përballur edhe me një tërmet që ka lënë të vdekur më shumë se 2.200 njerëz.

You Might Also Like

Gjykata e lartë e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian

Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi

Në Transbaikalia, kandidati i vetë emëruar mundi Rusinë e Bashkuar, duke fituar 72%

Dënim me kusht për dy drejtorë të spitalit modular në Tetovë

Në radio në një numër rajonesh ata transmetojnë “Apelin e Putinit” për mobilizimin

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Deputeti ukrainas: Do të punojë për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Kosova Times Kosova Times October 27, 2022
Kryeministri Kurti bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë
GAP: Eliminimi i barrës administrative s’ka ndikim në buxhetin e komunave
Fjala e fundit e bashkëluftëtares së Navalny, për të cilin prokuroria kërkon 12 vite
Tragjedi ne Tunis:Dy avionë u rrëzuan, dy turistë humbën jetën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?