By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pedofilia, e paevidentuar në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pedofilia, e paevidentuar në Kosovë
Ballina 1Lajme

Pedofilia, e paevidentuar në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/15 at 2:25 PM
Kosova Times Published October 15, 2022
Share
SHARE

Në mesin e rreth 1.7 milionë njerëzve që thithin ajrin në Kosovë, është të paktën edhe një “pedofil i virtytshëm”, siç e quajnë veten pjesëtarët e organizatës ndërkombëtare Pedofilët e Virtytshëm (VIRPED).

Nick Devin – emër imagjinar – është njëri ndër themeluesit e kësaj organizate online, ku mund të anëtarësohen të gjithë njerëzit që tërhiqen seksualisht nga fëmijët.

I martuar dhe me katër fëmijë, Devin e cilëson pedofilinë si një “problem shëndetësor”, të cilin, siç thotë, është mësuar ta menaxhojë.

“E konsideroj pedofilinë të ngjashme në disa aspekte me diabetin. Është një problem serioz kronik, por është i menaxhueshëm”, shkruan 60-vjeçari në profilin e tij në ueb-faqen e VIRPED-it, duke shtuar se ai tërhiqet nga djemtë në fazat e hershme të pubertetit.

Në mesin e anëtarëve të VIRPED-it gjendet të paktën një kosovar.

“Një person, deri tani, ka treguar se është me lokacion në Kosovë, por ka edhe shumë anëtarë të tjerë, për të cilët nuk jemi në dijeni se ku jetojnë”, kanë bërë të ditur nga kjo organizatë për Radion Evropa e Lirë.

A është pedofilia krim?

Kërkimi i fjalisë “Pedofilia në Kosovë” në makinën kërkuese Google sjell rezultate për numrin e abuzimeve seksuale me fëmijë dhe madje edhe lajme për “dënimet potenciale” për pedofili me Kodin Penal të Kosovës.

Megjithatë, Afërdita Goçi, psikiatër e fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thekson se ky është një keqinterpretim i pedofilisë si fenomen.

“Duhet të ketë kujdes në interpretimin e rasteve të pedofilisë, për shkak se ekzistojnë kritere, në bazë të së cilave ne e përcaktojmë se a është pedofil një person apo jo. Jo çdo person që kryen dhunim ndaj fëmijëve konsiderohet pedofil”, shprehet Goçi për Radion Evropa e Lirë.

Termi pedofili përfshin njerëzit që tërhiqen seksualisht nga fëmijët para moshës së pubertetit, ndërsa termi hebefili përfshin ata që tërhiqen nga fëmijët në moshën e pubertetit.

Instituti amerikan Kombëtar i Shëndetit e definon pubertetin si periudhën kur një vajzë apo djalë piqet seksualisht. Ky proces vlerësohet se ndodh mes moshës 10 dhe 14-vjeçare te vajzat dhe 12 dhe 16-vjeçare te djemtë.

Në 22 vjetët e saj si psikiatër, Goçi thotë se nuk ka pasur asnjëherë rast të pedofilisë. Ajo shton se në Kosovë nuk është bërë asnjë hulumtim apo mbajtur ndonjë evidencë për numrin e pedofilëve në vend.

Kodi i vjetër Penal i Kosovës kishte nene të veçanta për abuzime me fëmijë, ndërsa në Kodin e ri Penal, që ka hyrë në fuqi në vitin 2019, këto vepra janë vetëm si pjesë përbërëse e neneve për ngacmim seksual, sulm seksual dhe dhunim. Megjithatë, numri i rasteve të abuzimit seksual me fëmijë nuk tregon numrin e rasteve të pedofilisë.

Arsyeja pse pedofilia në vetvete nuk cilësohet krim është sepse “jo çdo pedofil vepron ndaj fantazive të veta seksuale dhe ligji merret vetëm me ata që veprojnë”, siç thotë Goçi.

Sipas saj, mediat elektronike shpërndajnë informata të pasakta kur barazojnë dhunimet ndaj personave të mitur me pedofilinë.

“Këta fëmijë mund të jenë dhunuar edhe nga persona që nuk janë pedofilë sipas kritereve, por nga persona që mund ta kenë shfrytëzuar rastin edhe fuqinë që e kanë në raport me fëmijën. Por, ata jo domosdoshmërisht janë pedofilë”, shton Goçi.

Si mund të trajtohen pedofilët?

Përderisa Goçi nuk ka trajtuar asnjë rast të pedofilisë në karrierën e saj, një kosovar ka kërkuar ndihmë në organizatën VIRPED, që, siç thuhet, ka si mision “përmirësimin e jetës së pedofilëve, por asnjëherë në dëm të mirëqenies së fëmijëve”.

Përderisa vendet si ShBA-ja dhe Britania e Madhe ofrojnë trajtim për pedofili vetëm kur dikush ka kryer vepër penale, Gjermania është i vetmi vend në botë që ofron terapi falas dhe konfidenciale për pedofilët.

Maximilian von Heyden, nga Instituti i Seksologjisë dhe Mjekësisë Seksuale në Universitetin e Berlinit, tregon se përse Gjermania e ndërmori këtë hap, ku aktualisht po trajtohen vullnetarisht mbi 1.500 pedofilë.

“Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që janë në rrezik të kryejnë vepra penale të abuzimit të fëmijëve, mund të marrin shërbime terapeutike nëse atyre u garantohet konfidencialiteti dhe nëse fokusi është te përmirësimi i mirëqenies psikologjike dhe uljes së rrezikut të kryerjes së veprave penale”, thotë von Heyden për Radion Evropa e Lirë.

Trajtimi, të cilin e marrin pedofilët që vullnetarisht marrin pjesë në Terapinë e Berlinit për Diseksualitet (BEDIT), bazohet në vetëdijesimin e pjesëmarrësve për problemin e tyre dhe përmirësimin e vetëkontrollit përmes shërbimeve terapeutike dhe medikamenteve që ulin dëshirën seksuale.

Edhe pse nuk ka pasur asnjëherë detyrë trajtimin e një pedofili, Goçi i përmend pikërisht këto trajtime si opsione potenciale, duke shtuar se “nuk mund të pritet që të ndërrohet preferenca e tyre seksuale, por qëllimi është vetëm që ata të mos veprojnë mbi fantazitë e tyre seksuale”.

Pasojat e stigmatizimit të pedofilisë

Në Kosovë nuk ka të dhëna për numrin e rasteve të pedofilisë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Informata Bioteknologjike, të financuar nga Qeveria amerikane, pedofilia prek rreth 1% të popullsisë, por mund të arrijë deri në 5% kur merren parasysh vetëm burrat.

Numri i saktë është vështirë të dihet pasi që pedofilët ngurrojnë të flasin për problemin e tyre. Kjo mbetet ende temë tabu, sipas VIRPED-it. Nga kjo organizatë thonë se pasojat e këtij stigmatizimi i vuajnë fëmijët.

“Stigmatizimi i pedofilisë shkon në favor të abuzuesve, pasi që është bërë një akuzë aq serioze të sugjerosh që dikush është pedofil, saqë disa abuzues (qofshin pedofilë ose jo) arrijnë të përfitojnë nga hezitimi i të tjerëve për ta bërë atë pyetje. Kjo është në dëm të viktimave”, thonë nga organizata Pedofilët e Virtytshëm.

Për t’i mbrojtur fëmijët, disa vende kanë vendosur të krijojnë regjistër publik me të dhënat e personave të dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve. Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe dhe ShBA-ja janë ndër vendet që kanë regjistra të tillë, ndërsa në Kosovë regjistrat e tillë janë kërkuar për të gjithë abuzuesit seksualë.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times October 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin emëroi Belousov si kreun e Ministrisë së Mbrojtjes në mënyrë që të përgatitet ekonomikisht për një luftë të zgjatur me Ukrainën dhe NATO-n

Kosova Times Kosova Times May 13, 2024
Myslimanët që u shënjestruan në disa plazhe të Malit të Zi
Ajër i ndotur sot në Prishtinë, IKShPK-ja apelon për kujdes
Ngritja e brendshme e modeles Irina Shayk nga ngjarja traumatike kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeç
Abdixhiku në 34-vjetorin e themelimit të LDK-së në Gjakovë: Le të bëhemi bashkë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?