By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !
December 9, 2023
Abdixhiku tregon përbërjen e re të kryesisë së LDK-së
December 9, 2023
Kurti: Filluam me qeverisje të mirë, duke luftuar korrupsionin
December 9, 2023
SPAK-u lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë
December 9, 2023
Kurti: Me Scholz-in na bashkojnë marrëdhëniet e forta Kosovë – Gjermani
December 9, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lufta në Ukrainë shtyn katër milionë fëmijë drejt varfërisë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Lufta në Ukrainë shtyn katër milionë fëmijë drejt varfërisë
Rajon / Botë

Lufta në Ukrainë shtyn katër milionë fëmijë drejt varfërisë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 12:09 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit kanë shtyrë edhe katër milionë fëmijë drejt varfërisë në lindje të Evropës dhe Azinë Qendrore, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF.

Sipas raportit të publikuar më 17 tetor, ekziston një rritje prej 19 për qind e fëmijëve që përballen me varfëri.

Sipas UNICEF-it, kjo tregon se fëmijët “vuajnë më së shumti” nga konflikti.

Raporti është përpiluar pas mbledhjes së të dhënave nga 22 shtete.

Ndikimi i luftës ka qenë tejet i rëndë për fëmijët në Rusi dhe Ukrainë.

Në Rusi, 2.8 milionë fëmijë jetojnë në familje që gjenden nën linjën e varfërisë, sipas studimit.

Në Ukrainë, gjysmë milioni fëmijë jetojnë në varfëri, të përcjellë nga Rumania me 110.000 fëmijë shtesë.

Kjo rritje e mprehtë mund të rezultojë me 4.500 vdekje të fëmijëve para se të shënojnë ditëlindjen e parë, ka paralajmëruar UNICEF.

Drejtori rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan, ka thënë se pasojat ekonomike të luftës janë duke pasur ndikim shkatërrues te fëmijët.

“Fëmijët e gjithë rajonit po përfshihen në këtë luftë. Nëse nuk i mbështesim këta fëmijë, dhe familjet e tyre, rritja e shpejtë e varfërisë në mesin e fëmijëve do të rezultojë me humbje të jetëve, mungesë të mësimit dhe humbje të së ardhmes”.

Një në tre fëmijë që ka lindur dhe rritet në varfëri do të kalojë rininë në varfëri, duke çuar kështu në një cikël të vështirë, është thënë në studim.

“Ne duhet të mbrojmë dhe të zgjerojmë mbështetjen sociale për familjet e cenueshme, para se situata të bëhet më e rëndë”, ka thënë Khan.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Partia e Vuçiqit hedh poshte planin e BE per Kosoven dhe nuk vendosin sanksione ndaj Rusisë !

Maduro nënshkruan dekrete për të aneksuar Essequibo, një rajon i Guajanës fqinje

Zonja e Parë e Ukrainës: Jemi në rrezik vdekjeprurës

Hunter Biden shpjegoi akuzat kundër tij: “Ata po përpiqen të më vrasin, duke e ditur se një dhimbje të tillë babai im nuk mund ti duronte”

Macroni kritikohet ashpër për mbajtjen e një ceremonie hebraike në Pallatin Elize

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?