By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve
January 29, 2026
Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave
January 29, 2026
VIDEO Një komediane e famshme e ftoi presidentin argjentinas në skenë. Pasoi një kaos!
January 29, 2026
Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar
Rajon / Botë

Ukraina njofton se 108 gra të burgosura janë liruar

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 8:59 PM
Kosova Times Published October 17, 2022
Share
SHARE

Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosurish “në shkallë të gjerë” me Rusinë, duke shtuar se të gjithë të liruarit janë gra.

Kjo është hera e parë që Kievi dhe Moska këmbejnë të burgosura gra qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Andriy Yermak, kreu i Zyrës presidenciale, tha në Telegram se këmbimi ndodhi më 17 tetor dhe janë liruar 108 gra.

“Nënat dhe motrat ishin në burg, dhe familjarët e tyre po i prisnin”, tha Yermak. Në mesin e të liruarave ishin edhe 37 gra që kishin qenë të bllokuara në fabrikën e çelikut të Azovstalit, në Mariupol, kur forcat ruse dhe ato ukrainase zhvilluan luftime.

Qyteti-port i Mariupolit ra nën kontrollin rus në muajin maj.

Shumica e grave ishin anëtare të forcave të armatosura të Ukrainës. Yermak postoi një fotografi të grave duke ecur në një rrugë dhe shumica nga to ishin të veshura me uniforma.

Disa nga gratë ishin kapur para se Rusia të niste pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt.

Yermak shtoi se gratë do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe më pas do të kthehen te familjet e tyre.

Ai nuk dha detaje sesa të burgosura ka liruar Ukraina.

Këmbimi i fundit i të burgosurve midis Kievit dhe Moskës ndodhi më 13 tetor. Atëbotë, 20 ushtarë ukrainas u liruan. Po ashtu, më herët ishin liruar edhe 32 të burgosur të tjerë.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times October 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

OKB kërkon tërheqjen e Rusisë nga Ukraina

Kosova Times Kosova Times February 23, 2023
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
Nis nata e parë e Fest 63, këngëtarët në garë
Sulmon me thikë një grua dhe një fëmijë, ata u dërguan në spital
Liverpool e Manchester United fitojnë dhe takohen në çerekfinale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?