By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
June 30, 2025
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Kërcënimet boshe” të Kremlinit që kanë paralizuar Perëndimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Kërcënimet boshe” të Kremlinit që kanë paralizuar Perëndimin
Ballina 2Rajon / Botë

“Kërcënimet boshe” të Kremlinit që kanë paralizuar Perëndimin

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 1:00 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Një ekspert i njohur çek për dezinformim dhe “kërcënimet hibride”, tha se Perëndimi ka shpenzuar vite të tëra duke nënvlerësuar rrezikun që vinte nga Moska. Por, sipas tij, një përgjigje e vendosur ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe “shantazhit bërthamor” rus, mund të ndihmojë në shërimin e “paralizës” shumëvjeçare në mes të “kërcënimeve boshe” që shpesh janë përsëritur nga Kremlini.

Jakub Kalensky nga Qendra Evropiane e Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) – institut me seli në Helsinki i krijuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO – tha se do të ishte gabim që të lejohet që veprimet ndaj pushtimit të Ukrainës të bazohen në frikën e vendimeve të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nëse shikohet në mënyrë abstrakte, kërcënimi nga një sulm bërthamor absolutisht është diçka e tmerrshme”, tha Kalensky në një intervistë për Shërbimin Gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë.

“Megjithatë, unë nuk dua që të bimë në grackë dhe të nisim diskutimin se çfarë ndodh nëse Putin e bën këtë [përdor armë bërthamore], sepse besoj se kjo i ndihmon vetëm Putinit në punën e tij për të përhapur frikë për pasojat e kundërshtimit të pushtimit të paligjshëm, kriminal dhe gjenocidal, që po kryen Kremlini”, shtoi ai.

Zyrtarët në Kiev dhe Perëndim kanë akuzuar zyrtarët rusë për “shantazh bërthamor” me marrjen e kontrollit të ndërtesave bërthamore ukrainase, përfshirë centralin e Zaporizhjës – që është më i madhi në Evropë – dhe për kërcënimet e tyre për përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur territorin rus, që paligjshëm Rusia pretendon se tani përfshin edhe katër rajone në lindje të Ukrainës.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se Putin “do të nxiste një Armagedon” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë, dhe shprehu shpresën që do të gjendet një zgjidhje për të shmangur diçka të tillë.

Kalensky i tha REL-it se pas nisjes së pushtimin rus të Ukrainës në fund të shkurtit, “ne duhet të sigurohemi që Rusia nuk do të ketë ushtri apo ekonomi për të dëmtuar dikë. Prandaj, kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe më pas ne nuk do të duhet të brengosemi se çfarë do të mund të bëjë Putin”.

Kalensky ka qenë themelues i task-forcës lindore të BE-së, StratCom, që u ngrit më 2015 për të luftuar dezinformimin rus pas aneksimit të Krimesë. Deri së fundmi, ai ka qenë bashkëpunëtor i lartë i Laboratorit për Kërkime të Forenzikës Digjitale të Këshillit të Atlantikut (DFRLab).

Ai përmendi disa prej ngjarjeve të agresionit rus që kanë ndodhur për më shumë se një dekadë, duke filluar me sulmin kibernetik ndaj Estonisë më 2007 nga IP-të ruse, duke vazhduar gjatë luftës pesëditore të Rusisë në mbështetje të rajoneve separatiste të Gjeorgjisë më 2008 dhe më pas pushtimin e Krimesë, së bashku me mbështetjen ruse për separatistët në lindje të Ukrainës.

“Si një specialist i dezinformimit ose propagandës, ajo që shoh është se 15 vjet të kërcënimeve boshe po përdoren vazhdimisht [nga Moska] thjesht sepse ata po na paralizojnë ne”, tha Kalensky. “Pra, ajo që po them është se ne nuk duhet të biem në këtë gracë sepse kjo vetëm i ndihmon Putinit që të arrijë qëllimin e tij, dhe i dëmton ukrainasit që po luftojnë për vlerat tona evropiane apo euro-atlantike”.

Inteligjenca gjermane: Putin shpalli luftë kundër Perëndimit

Dezinformimi është komponent kyç i asaj që njihet si luftë “hibride”, një term i shekullit 21 që përdoret për strategji ushtarake që përdor taktika të fshehta digjitale dhe të teknologjisë së lartë, përfshirë edhe sulmet kibernetike si dhe grupet e armatosura që punojnë në llogari të një shteti.

Kalensky tha se Putini ka zhvilluar një luftë të gjatë të informacionit, dhe me sukses ka formuluar diskursin dhe mbulimin në mediat evropiane të ngjarjeve nga aneksimi i Krimesë dhe rrëzimi i avionit të Malaysia Arilines mbi Ukrainë më 2014, deri në pandeminë dhe “pseudo-referendumet” që u mbajtën muajin e kaluar në Ukrainën e pushtuar.

“Kam frikë se lufta e dezinformimit rus është shumë kompetente, shumë e aftë dhe mund të arrijë rezultate masive”, tha ai, “dhe kam frikë se ata arrijnë ndonjëherë të ndikojnë se si bëhet debati – zërat se ‘sa më shumë ta mbështesni Ukrainën, aq më i madh do të jetë problemi, se Rusia do të zemërohet dhe se do të bëjnë diçka të tmerrshme’”.

Ai sugjeroi se përgjigje të tilla “duhet të diskreditohen duke mos marrë të plotë dhe duke e publikuar si të tillë pozicionin rus”.

Duke e pranuar se mund të jetë vetëm një dëshirë e tij, Kalensky tha se javët e fundit kanë treguar se makineria e propagandës ruse “duket se po bën disa gabime” dhe tani “nuk po iu shkojnë punët ashtu siç ata duan”.

Ai përmendi një ngjarje të zbuluar së fundmi nga Meduza –një media me seli në Riga ku punojnë gazetarët emigrantë rusë – lidhur me udhëzimet e Kremlinit për propaganduesit lidhur me mbulimin e mobilizimit ushtarak të Putinit, duke fajësuar komisarët ushtarakë lokalë për thirrje për bashkim me ushtrinë.

“Unë shpresoj që makineria e informacionit e Kremlinit po nis të bëjë gabime”, tha Kalensky. “Megjithatë, kur ne shikojmë historinë e regjimit të Putinit, kam pak frikë se ata janë mjaft të suksesshëm në ndikimin e mënyrës se si ne e kuptojmë regjimin rus dhe po ashtu të mënyrës se si ne flasim për të, dhe përfundimisht të mënyrës se si ne diskutojmë për të”.

You Might Also Like

Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë

Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë

Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve

Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini

Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

CIA u kërkon rusëve të ndajnë informacione kundër Rusisë

Kosova Times Kosova Times May 16, 2023
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi fundosjen e një nëndetëse ruse në Sevastopol
Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë
Moldavia vendos gjendjen e jashtëzakonshme: “Putini dëshiron që banorët të mbeten pa gaz”
Kërcënimet e tmerrshme të Medvedevit: “Lufta e Tretë Botërore po afrohet…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?