By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiqit
Ballina 1Lajme

Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiqit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/22 at 9:31 AM
Kosova Times Published October 22, 2022
Share
SHARE

Një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar, mund të çojë në njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende s’e njohin, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë profesori Edward P. Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington.

Sipas tij, ka përpjekje serioze që Kosova të sigurojë njohjen nga pesë shtetet e BE-së: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Ai thotë se një sinjal për këtë është edhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë televizionit Kanal 10 më 19 tetor, se “njohja nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së është më e rëndësishmja që Kosova mund të marrë nga cilido proces”.

Në të njëjtën kohë, shton Joseph, “kemi raportime të pakonfimuara, por raportime se propozimi franko-gjerman vendos në qendër njohjen e Kosovës nga shtetet jonjohëse të BE-së”.

Ky propozim, në të cilin thirret Joseph, qarkullon në mediat në Kosovë tash e një muaj dhe thuhet se ka për qëllim të lehtësojë zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mes tjerash, propozimi parasheh që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë në BE.

Propozimi, sipas raportimeve, nuk përmend njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Joseph thotë se pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, deri më tani, i kanë dhënë një avantazh apo fuqi të padrejtë Serbisë për të bllokuar Kosovën në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kur ia largon fuqinë Serbisë, krijon mundësinë për atë që të gjithë e duan. Një negociatë të drejtë (të balancuar). Askush nuk dëshiron ta poshtërojë Serbinë, por qëllimi është një negociatë e drejtë”, thotë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se këto njohje do ta përfundonin “lojën e Aleksandar Vuçiqit”, president i Serbisë, i cili, siç thotë Joseph, pretendon se “dëshiron kompromis të drejtë me Kosovën” dhe se “është partner i Perëndimit”.

“(Kur të arrihet njohja nga pesë vendet e BE-së) njohja e Serbisë do të jetë e pashmangshme dhe më pak e rëndësishme”, thotë Joseph.

Qasja e re në dialog

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur.

Kosova insiston që marrëveshja përfundimtare me Serbinë ta ketë njohjen reciproke në qendër, por Serbia kundërshton.

Në javët e fundit, në Kosovë dhe Serbi ka pasur vizita të shpeshta të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe të ShBA-së, me qëllim të diskutimit të dialogut.

Joseph thotë se këto vizita sinjalizojnë një ndjesi urgjente për ndryshimin e qasjes karshi këtij procesi.

Kjo qasje e re në dialog, thotë ai, është propozuar edhe në një raport analitik, të publikuar nga Instituti për Politika të Jashtme dhe Qendra Wilson në Uashington, në janar të këtij viti.

Në këtë raport, ku ka edhe autorë nga Ballkani, thuhet se “njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet mosnjohëse do ta transformonte dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës të udhëhequr nga BE-ja”.

Sipas këtij raporti, një lëvizje e tillë do të ndikonte në stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit.

Ky raport, po ashtu, përshkruan disa hapa se si një strategji e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të mund të siguronte njohjet e kërkuara, duke punuar së pari me Greqinë.

Joseph thotë se ka sinjale që kjo mendësi karshi dialogut Kosovë-Serbi vjen nga administrata e presidentit aktual të ShBA-së, Joe Biden.

“Ky është një ndryshim shumë i madh në perceptim dhe pozicion nga Shtetet e Bashkuara dhe administrata Biden”, thotë Joseph.

Sipas tij, “është krejtësisht e mundur” që hapa konkretë drejt këtij plani, të ndodhin në një të ardhme të afërt.

Joseph shton se ShBA-ja ka filluar ta ndërlidhë situatën mes Kosovës dhe Serbisë me “situatën e mjerë në Evropë”, që ka shkaktuar pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Ai përmend faktin se Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Duhet të largohen iluzionet se [Aleksandar] Vuçiq është partner [i Perëndimit] apo se Serbia është në anën e duhur të historisë”, thotë Joseph.

Problemet me Asociacionin dhe targat: “Po shpërblehet Serbia”

Dy nga çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndër më problematiket kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me ndërrimin e targave ilegale të veturave në veri të Kosovës.

Formimi i një asociacioni prej dhjetë komunash me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me një marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013.

Në vitin 2015, ndërkaq, palët kanë arritur një marrëveshje mbi parimet për krijimin e këtij asociacioni. Por, ajo nuk është zbatuar asnjëherë, pasi, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka pasur elemente që bien në kundërshtim me Kushtetutën.

Që nga ajo kohë, BE-ja ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin se Kosova dhe Serbia duhet t‘i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë edhe atë për Asociacionin. Kjo është kërkesë e vazhdueshme edhe e ShBA-së.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës është kundër një asociacioni njëetnik, ndërsa Serbia këmbëngul që ai të formohet dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive.

Joseph mendon se fjala kyçe në këtë çështje është sekuenca (rendi i veprimeve) e jo përmbajtja (si duket Asociacioni).

Ai mendon se është obligim i Kosovës zbatimi i kësaj marrëveshjeje, por shton se “nuk mund të finalizohet statusi i serbëve të Kosovës pa pasur në të njëjtën kohë një finalizim të marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Në esencë, ekziston një pozicion i armiqësisë aktive nga Serbia për Kosovën. Nuk mund të kesh një fqinj armiqësor dhe në të njëjtën kohë të zgjidhet statusi i serbëve të Kosovës, që kontrollohen nga Serbia përmes Listës Serbe [subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë]”, thotë Joseph.

Në veri të Kosovës, ndërkohë, serbët kanë edhe më pak se dhjetë ditë kohë për t’i riregjistruar makinat e tyre me targa që i lëshon Kosova.

Që nga paslufta, më 1999, ata vozisin makina me targa që i lëshon Serbia, e që nga Kosova konsiderohen si të paligjshme.

Qeveria e Kosovës ka dhënë dy muaj kohë për riregjistrimin e makinave, nga 1 shtatori deri me 31 tetor.

Meqë kjo çështje, më herët, ka qenë burim i tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, Escobar tha se ka kërkuar shtyrjen e afatit të riregjistrimit për rreth dhjetë muaj.

Joseph mendon se kjo kërkesë, qoftë nga ShBA-ja apo BE-ja, është e padrejtë t’i bëhet Kosovës, pa e balancuar me një kërkesë për sundimin e ligjit në veri.

“Problemi është që po shpërblehen ata që krijojnë jostabilitet. Nuk mjafton që ShBA-ja dhe BE-ja vetëm t’i kërkojnë shtyrje Kosovës. Problemi nuk është [vetëm] të shmanget dhuna në veri, por sundimi i ligjit në Kosovë, përfshirë veriun, dhe adresimi i strukturave kriminale në veri”, thotë Joseph.

Në veri të Kosovës, me vite, funksionojnë struktura paralele që financohen nga shteti serb.

Rikujtojmë se në lidhje me kërkesën për shtyrje të riregjistrimit, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka për obligim “zbatimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimet qeveritare”.

You Might Also Like

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kishin fshehur 55 mijë euro në trup, dogana parandalon kontrabandën

Kosova Times October 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ku i mori Rusia raketat e Koresë së Veriut?

Kosova Times Kosova Times January 6, 2024
IKShPK-ja jep këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta
Forcat ruse që pushtuan qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe e patën nën kontroll nga marsi deri në nëntor të vitit 2022, udhëhoqën një “qendër të torturës” dhe ndërtesa të ngjashme ku ndaloheshin paligjshëm dhe torturoheshin civilë ukrainas, u tha në raportin e publikuar më 13 prill nga Human Rights Watch (HRW). Kjo organizatë për të drejtat e njeriut tha se qendra e supozuar e torturës gjendej në rrugën Teploenerhetikiv. Ndërkaq qendrat e tjera të ndalimit pretendohet se gjendeshin në ndërtesën e komunës, në një shkollë lokale dhe në hangarin e një aeroporti. Sipas viktimave, që janë intervistuar nga HRW, forcat pushtuese kanë rrahur të burgosurit, i kanë torturuar me elektroshok, i kanë detyruar që të qëndrojnë në pozicione që iu shkaktonin dhimbje si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe gjymtim. “Përgjegjësit për këto veprime të tmerrshme nuk duhet të mos ndëshkohen”, tha hulumtuesja e lartë për Ukrianën në HRW, Yulia Gorbunova. Vladimir Putin LEXONI EDHE KËTË: Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrestim për Putinin Ajo shtoi se “viktimat dhe familjet e tyre duhet të marrin dëmshpërblim për vuajtjet e tyre, por edhe të marrin informacione për personat që ende janë të zhdukur”. Moska nuk ka reaguar menjëherë për këtë raport të HRW, por në të kaluarën ka deklaruar se forcat e saj në Ukrainë nuk kanë kryer krime lufte dhe se nuk kanë shënjestruar civilët. Organizata HRW ka intervistuar 34 banorë lokalë lidhur me abuzimet e pretenduara të civilëve, pasi paraprakisht kishte lëshuar një raport të ngjashëm në korrik të vitit 2022. Izjumi pas çlirimit nga forcat ruse. Shtator, 2022. LEXONI EDHE KËTË: HRW: Tortura, pjesë e planit rus në Ukrainë Të intervistuarit thanë se civilët ishin rrëmbyer nën dyshimet se po ofronin apo po shprehnin mbështetje për ushtrinë apo Qeverinë ukrainase, dhe se po luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në disa pjesë në lindje të Ukrainës. Një grua raportohet se është mbajtur peng derisa burri i saj, që ishte në arrati, u vetëdorëzua. Forcat ruse po ashtu pretendohet se kanë ndaluar të paktën tre civilë, kur ata po tërhiqeshin nga zona në nëntor të vitit 2022, në kohën kur Ukraina po zhvillonte një kundërofensivë. “Trajtimi i të gjithë shtetasve ukrainas në zonat e pushtuara u përkeqësua jashtëzakonisht shumë”, tha Gorbunova. HRW tha se shumë prej akteve, që pretendohet se janë kryer, përbëjnë krime lufte. Në raport u theksua se “të gjitha palët në konfliktin e armatosur në Ukrainë janë të obliguara që t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar humanitar”, përfshirë edhe Konventat e Gjenevës. Më 4 prill, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së votoi për zgjatjen dhe zgjerimin e mandatit të një trupi hetues, që po heton krimet e luftës që mund të jenë kryer në Ukrainë.
Vozitë automjetin pa regjistrim, dënohem me 200 euro gjobë
‘Mbappe e di se ku po shkon’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?